Kronikë

I shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, i riu arrestohet në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:56 - 17/11/20 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, pasi akuzohet për “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Mësohet se i riu ka rënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Befasia”. 31-vjeçari E. P. u arrestua në ambientet e një lokali në Unazën e Re.

Për të riun Gjykata e Milanos ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për veprat penale për të cilat akuzohet, maksimumi i dënimit është 30 vite.

Ndërkohë, autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë me ato italiane për të bërë të mundur ekstradimin e të arrestuarit./ Opinion.al

Pas