Kryeministri, Edi Rama, ka ndarë foto nga Samiti i NATO-s, i mbajtur në Vilnius të Lituanisë.
Në foto-galerinë e shpërndarë nga kreu i qeverisë në rrjetin social “Facebok”, Rama shfaqet teksa përqafohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz, po ashtu teksa takohet me presidentin e Turqisë Ergodan, kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, presidentin francez Macron, e shumë krerë të tjerë të pranishëm në samit.
Këtë të mërkurë mbahet dita e dytë e Samitit të NATO-s.