Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I shkaktoi humbjen Portugalisë, Bekim Balaj: Nuk e harroj ironinë e Pepes

2016/07/13 at 9:22 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
I shkaktoi humbjen Portugalisë, Bekim Balaj: Nuk e harroj ironinë e Pepes

Bekim Balaj ka kujtuar menjëherë pas finales së Europianit buzëqeshjen ironike të Pepes, pasi shkodrani realizoi një perlë në Portugali. Tashmë është pjesë e një skuadre tjetër, me të cilën ka shënuar dy herë në po kaq takime të zhvilluara në fazën përgatitore, por njëri prej tyre ka qenë përballë portierit me tuta të gjata, Kirali.


Në një intervistë për “Panorama Sport”, shkodrani tregon ekipin me të cilin ka bërë tifo që fëmijë, si dhe komenton ecurinë e Portugalisë deri në triumfin e arritur. Shembujt që duhen marrë nga ky kompeticion si dhe përcakton atë që ai e cilëson si golin më të bukur të Europianit.

Portugalia e nisi këtë edicion kualifikues me humbje ndaj Shqipërisë dhe tashmë fiton Europianin me vetëm një ndeshje që e ka mbyllur me triumf në 90 minuta…

Është një ekip që me ndeshjet e para s’ka bindur askënd. Ka zhvilluar një futboll cinik, shumë të kujdesshëm dhe ka arritur të shfrytëzojë me fanatizëm rastet që ka krijuar. Nuk kanë zhvilluar atë lloj futbolli të bukur që jemi mësuar të shohim nga ekipet kampione, mirëpo e fituan Europianin jo pa meritë.

Goli yt i ka shkaktuar humbjen e fundit në ndeshjet zyrtare Portugalisë. Si ndihesh për këtë fakt?

Të them të drejtën, kur Franca dhe Portugalia u mësuan si dy finalistet, nga kurioziteti e kërkova këtë fakt në internet. Dy finalistet që kanë humbjet e fundit kundër Shqipërisë, është një gjë që… s’e di, të ngjall ndjenjë të çuditshme (qesh). Të them të drejtën, ne kemi bërë paraqitje të mira kundër të dyjave. Kur sheh se si Portugalia shkoi në finale dhe triumfoi vetëm me barazime, shërben edhe si model frymëzues. Jo vetëm kaq, por të bën të mendosh se me pak fat mund të kishim bërë edhe më shumë hapa në këtë event.

Pepe u shpall lojtari i ndeshjes në finale, ndërkohë që ka pasur një ngacmim mes jush në ndeshjen e parë. E kujton momentin kur i shënove Portugalisë?

Ka kaluar shumë kohë, por e kujtoj atë ndeshje. Ishin provokime dhe ngacmime gjatë gjithë ndeshjes me të. Në fillim, isha unë që bëja rolin e mbrojtësit, pasi i shërbeja skuadrës në fazën defensive dhe kjo i krijoi shqetësim të madh atij, pasi iu bëra i mërzitshëm duke e mbuluar nga afër gjatë gjithë kohës. Pas golit, gjeta unë mundësinë ta ngacmoja dhe e pyeta: A të pëlqeu? Ngacmime të zakonshme për një ndeshje, por pikërisht pas finales kur ai u fokusua si lojtari i ndeshjes m’u kujtua e qeshura ironike e tij pas golit tim.

E meritoi Portugalia Europianin?

Thuhet rëndom që fituesi nuk gjykohet. Ata luajtën një futboll shumë cinik, të kujdesshëm dhe që u mbrojtën shumë mirë. Kanë arritur të zgjidhin shumë takime falë cilësive të lojtarëve që kanë në përbërje. Diku me fat, diku nga kualitetet ia dolën. Futbolli tregon që edhe në këtë mënyrë arrihen rezultate. Për mua, rrugës nuk ka bindur, por në fund fitoi kundër Francës dhe e meritoi Europianin.

Si e ke përjetuar këtë Europian?

Si asnjëherë tjetër, pasi këtë herë kemi qenë protagonistë. Tri ndeshje që i përjetuam me emocione, por më së shumti emocionuese kanë qenë ditët e pritjes, ku të gjithë u bëmë specialistë llogarish duke përcaktuar golavarazhin e rezultatet e takimeve të tjera në funksion të kualifikimit tonë. Mirëpo, këto, fati dhe shumë gjëra u bënë bashkë dhe nuk na dhanë mundësinë të vazhdonim më tej. Na bënë që ta mbyllnim atë eksperiencë më shpejt nga sa e meritonim. Megjithatë, jo vetëm për ne si aktorë, por edhe për të gjithë shqiptarët do të jetë i paharrueshëm. Pjesa tjetër, secili e ka ndjekur si tifoz, duke u rikthyer në “origjinë” me mbështetjen e ekipeve që gjithsecili simpatizon.

Me kë je tifoz, përveç Shqipërisë, kuptohet?

Gjatë Europianeve të kaluara, nga babai, jam bërë tifoz me Holandën. Në mungesë të saj këtë edicion, kam simpatizuar Italinë. Një ekip që e nisi me lojtarë “anonimë”, por treguan që me gjakun dhe egon që i karakterizon italianët, bënë paraqitje të mira.

Cili është goli më i bukur i Europianit sipas teje?

Pa diskutim, i Shaqirit! Ekzekutim perfekt i roveshatës. Një gol shumë i vështirë. Mënyra si e realizoi më bën të them që ishte më i bukuri.

Cila ka qenë surpriza e këtij Europiani?

Për mua dhe shumë si unë që e ndoqëm këtë kompeticion, mund të them Islanda. I tregoi të gjithë botës që me aq pak popullsi, arriti të krijojë një ekip që të pretendojë dhe të përfaqësohet denjësisht në të gjitha ndeshjet. Kur sheh ekipe të tilla, kupton që në futboll diferencat ngushtohen shumë kur në fushë jep gjithçka. Sakrifica, dëshira dhe puna e madhe bën që futbolli i sotëm të mos ketë shumë ndryshime mes ekipeve si dhe të shërbejë si motivim për ato që quhen ekipe të vogla.

Si të kanë pritur te Terek?

Më kanë ndjekur edhe gjatë Europianit. Pas ndeshjes me Rumaninë, të gjithë kërkonin që eksperienca e Shqipërisë të mos mbaronte me aq dhe kam marrë shumë mesazhe urimi dhe mbështetje, pavarësisht se nuk

 



Ju sugjerojmë

Ukraina godet rafinerinë e naftës në Rusi
Bota

Ukraina godet rafinerinë e naftës në Rusi

7 Gusht, 2025 3:59 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

7 Gusht, 2025 3:57 pm
Vengu për zjarret: Rreziku në Finiq i shmangur për momentin, vatra më e rrezikshme…
Aktualitet

Vengu për zjarret: Rreziku në Finiq i shmangur për momentin, vatra më e rrezikshme…

7 Gusht, 2025 3:46 pm
Berisha: 4500 aktivitete të ndaluara u zhvilluan në 4 muaj të periudhës zgjedhore
Aktualitet

Berisha: 4500 aktivitete të ndaluara u zhvilluan në 4 muaj të periudhës zgjedhore

7 Gusht, 2025 3:28 pm
Ambasada e SHBA sqaron rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK
Aktualitet

“Dënojmë…”/Ambasada Amerikane:Inteligjenca iraniane synon të godasë njerëz në Europë

7 Gusht, 2025 3:08 pm
“Kjo është ora jonë më e errët”/ Kryeministri izraelit: Do të jetë një luftë e gjatë me Hamasin
Bota

Netanyahu mbledh sot kabinetin e sigurisë për zgjerimin e luftës në Gazë

7 Gusht, 2025 2:52 pm
Lirimi i hapësirave publike në Tiranë/Nënkryetari Sulaj:Do marrim masa për zaptuesit
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike në Tiranë/Nënkryetari Sulaj:Do marrim masa për zaptuesit

7 Gusht, 2025 2:36 pm
Kosova, protestë kundër vendimeve të “Speciales”
Kryesore

Kosova, protestë kundër vendimeve të “Speciales”

7 Gusht, 2025 2:21 pm
A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?
Rajoni

A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

7 Gusht, 2025 1:58 pm
“11 Maji”/Berisha: Qeveria përdori mbi 500 milionë euro për qëllime elektorale
Aktualitet

“11 Maji”/Berisha: Qeveria përdori mbi 500 milionë euro për qëllime elektorale

7 Gusht, 2025 1:38 pm
Para
Drogë drejt Greqisë, kapet furgoni me mbi 300 kg

Drogë drejt Greqisë, kapet furgoni me mbi 300 kg

Reforma në drejtësi/ Ndryshojnë numrat, ja sa vota ka sot Rama

Reforma në drejtësi? Ja me sa vota ka mbetur mazhoranca në parlament

Gazzeta Dello Sport: Ja arsyeja përse De Biasi nuk ikën nga Shqipëria

Gazzeta Dello Sport: Ja arsyeja përse De Biasi nuk ikën nga Shqipëria

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ukraina godet rafinerinë e naftës në Rusi

Ukraina godet rafinerinë e naftës në Rusi
7 Gusht, 2025

Ukraina ka marrë përgjegjësnë e sulmit mbi një rafineri nafte në Rusi. Zjarri në rafinerinë e naftës Afipsky në rajonin...

Lexo më shumë

Tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
7 Gusht, 2025

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak...

Lexo më shumë

Vengu për zjarret: Rreziku në Finiq i shmangur për momentin, vatra më e rrezikshme…

Vengu për zjarret: Rreziku në Finiq i shmangur për momentin, vatra më e rrezikshme…
7 Gusht, 2025

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka qenë këtë pasdite në terren në fshatin Dhivër të Finiqit, një nga zonat më...

Lexo më shumë

Berisha: 4500 aktivitete të ndaluara u zhvilluan në 4 muaj të periudhës zgjedhore

Berisha: 4500 aktivitete të ndaluara u zhvilluan në 4 muaj të periudhës zgjedhore
7 Gusht, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar sot qeverinë se ka përdorur fondet publike për qëllime elektorale. Në një konferencë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com