Një tjetër i sëmurë mendor vë në alarm policinë, këtë herë në Rrogozhinë, ku kanë mbërritur edhe forcat e repartit RENEA.
Efektivët kanë arrestuar pas katër orësh negociatash me të, shtetasin 47 vjeçar, Gëzim Mustafaj nga fshati Gosë.
Arrestimi i tij është bërë pas marrjes së një telefonate ku dyshohej se, në Gosë, shtetasi i mësiperm ka kanosur dajën e tij shtetasin L.Z, vjeç 56, banues në Durrës.
Për disa ditë, Mustafaj nuk ka lejuar të dalë nga banesa nënën N.M, vjeç 76, gjithashtu nuk e linte të trajtohej me ushqim dhe ilace dhe gjendja e saj shëndetësore sa vinte dhe rëndohej. Nëna e tij ishte rezidente në Itali.
“Pas negociatave u arrit të neutralizohej i sëmuri mendor dhe është dërguar tek Spitali Nr 5 në Tirane për mjekim më të specializuar. Mbi të rëndojnë akuzat e parashikuara nga Nenet 84, 110/2 e 238 të Kodit Penal”-thuhet në njoftimin e policisë.