Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj një shtetaseje të mitur 14-vjeçare.
I arrestuari është Luka Haxhiu, banues në Elbasan. Por para se të binte në prangat e policisë ai ka rënë më parë në duart e babait të vajzës i cili sëbashku me dy persona të tjerë e kanë dhunuar dhe e kanë mbajtur peng për disa orë në një automjet.
Policia njofton se ka arrestuar edhe babain e vajzës, 49 vjeç si dhe ka shpallur në kërkim dy personat e tjerë, G. Sh., 46 vjeç dhe O. K., 20 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme. /Opinion.al