Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zëvendësuar Gent Ibrahimin pas përfundimit të mandatit të tij.
Mësohet se KLP miratoi zëvendësimin e mandatit të tij me Mirela Bogdanin.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të duhet që të zgjedhë edhe kryetarin e ri pas zëvendësimit të Gent Ibrahimit, i cili mbante detyrën e kreut të këtij këshilli.
Kandidaturat për kryetar të KLP janë Alfred Balla, Mirela Bogdani, Nurihan Seiti dhe Tartar Bazaj.