Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I moshuari merr pas 3 vitesh traktorin e vjedhur: Më kishte marrë malli

2022/05/13 at 9:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
I moshuari merr pas 3 vitesh traktorin e vjedhur: Më kishte marrë malli

Jemi në fshatin Boçovë të Fierit te 82-vjecari Idriz Bana. Në vitin 2019 një person, i quajtur Rei Gega dhëndër në këtë fshat, shfrytëzoi rastin Idrizi ndodhej në Itali te fëmijët dhe i vodhi traktorin, si dhe disa mjete të tjera bujqësore.

Bashkëfshatarët lajmëruan Idrizin dhe ai u kthye që të bëjë denoncim. Autori u gjend dhe gjykata e ka dënuar me dy vjet burg për vjedhje.

“Vajta në polici bëra denoncimin. Policia bëri ç’ishte e mundur e gjeti traktorin nga e kishte çuar ai boti. E gjeti traktorin, e kishte shitur. Një miku jonë e vodhi, që kishte marrë çupën e motrës sime. Ai rrinte këtu tek vjehrra dhe shtëpia e nuses, ishte njeri i besuar, i brendshëm. Nuk e kishim idenë që do të bënte nga këto gjëra. Ai vinte në banesë për të pirë kafe”, tha Bana.

I moshuari u sorollat për tre vjet që të marrë traktorin, i cili pasi u zbulua nga policia, u dërgua në pikën e grumbullimit të mjeteve në ruajtje në policinë e Roskovecit.

“Traktori është atje. Edhe mjetet e tjera nuk e di në ç’pikë i ka çuar për t’i shitur. Tokat bujqësore kanë ngelur pa punuar. Toka e çunave me qira, ua lamë se nuk e bënin dot vetë. Ky është mëkat, u sigurua që këtu s’ka njeri edhe hajd”.

Avokati i denoncuesit, Zenun Hajdarmataj, tha se procesverbali i sekuestros nuk është në dosjen hetimore dhe gjatë hetimit nuk ka qenë. Prokurori që ka pasur çështjen është pushuar nga Vettingu.

Avokati Zenun Hajdarmataj: Çuditërisht, procesverbali i sekuestros nuk është në dosjen hetimore, gjatë hetimit nuk ka qenë. Prokurori, që ka pasur çështjen, është pushuar nga procedura e Vettingut. Ka qenë Erind Rehovica. Po, ka dalë. Po, tani, u bë gjyqi, ku ai person u deklarua fajtor, është dënuar për këtë vepër penale, normalisht, gjykata duhej të urdhëronte kthimin. E kemi marrë edhe fashikullin e prokurorit, e kemi kontrolluar dhe rezulton, se procesverbali i sekuestros nuk ekziston aty. Tani, jam lidhur me oficerin e policisë gjyqësore që ka pasur çështjen dhe më tha mua ai: “Z.avokat, zetori është i sekuestruar, është te posta e Roskovecit, të policisë në Roskovec dhe kopja e procesverbalit, që ndodhet te posta, unë e kam dorëzuar te prokurori”. Ndodhi si ndodhi, prokurori ka ikur dhe ajo nuk ekziston. Ai thotë, se duhet të më urdhërojë dikush, që t’ia kthej. Ai gjendet i lirë, pa masë sigurimi. Gjykata e ka dënuar me burg atë. Nuk e di në është ekzekutuar, a jo, se ka qenë kështu, i lirë.

Emisioni “Stop” mësoi se ka një urdhër në policinë e Fierit për marrjen e mjetit dhe i kërkon policisë ta ekzekutojë atë. Shoqëruar nga Policia e Fierit, stafi i “Stop” në Roskovec dhe marrim më në fund pas tri viteve, mjetin.

“E pastroj se më ka marrë malli. Më keni ndihmuar sa s’ka ku vete më. Faleminderit Saimirit dhe Gentit që më ndihmuat”, tha i moshuari./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
Aktualitet

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

6 Shkurt, 2026 11:18 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

6 Shkurt, 2026 11:12 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

6 Shkurt, 2026 9:49 pm
Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
Kryesore

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

6 Shkurt, 2026 8:06 pm
Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit
Sport

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

6 Shkurt, 2026 8:01 pm
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
Bota

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

6 Shkurt, 2026 7:52 pm
Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein
Bota

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein

6 Shkurt, 2026 7:49 pm
Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”
Politikë

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”

6 Shkurt, 2026 7:22 pm
Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
Aktualitet

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

6 Shkurt, 2026 6:04 pm
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Kronikë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

6 Shkurt, 2026 5:42 pm
Para
Paralajmërimi i gazetares: 3 grupe kriminale janë bashkuar, të ndërhyjë shteti

Paralajmërimi i gazetares: 3 grupe kriminale janë bashkuar, të ndërhyjë shteti

Ministrat e Mbrojtjes SHBA-Rusi flasin për luftën, çfarë iu kërkua Moskës

Ministrat e Mbrojtjes SHBA-Rusi flasin për luftën, çfarë iu kërkua Moskës

Ushtria ruse shkatërron një rafineri nafte të Ukrainës

Ushtria ruse shkatërron një rafineri nafte të Ukrainës

TE FUNDIT

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
6 Shkurt, 2026

Pas një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin...

Lexo më shumë

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
6 Shkurt, 2026

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot nga Foltorja me demokratët e degëve 8 dhe 10, se vendimi i Gjykatës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com