Partia Demokratike do t’i kërkojë Parlamentit shkarkimin e anëtarit të sapozgjedhur të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Erjon Muharremaj.
Shkak për këtë kërkesë të demokratëve është bërë një email i shpërndarë nga Muharremaj, në të cilin ftohen pedagogët dhe studentët që kanë interes të shkruajnë për revistën politike të fondacionit “Qemal Stafa”.
Opozita thotë se Muharremaj, i cili mban edhe postin e zv/dekanit të fakultetit të Drejtësisë së bashku me dekanin e këtij universiteti, Artan Hoxha janë të përfshirë në aktivitete politike për llogari të Partisë Socialiste.