Policia ka arrestuar një 20-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për drejtim mjeti pa patentë dhe mashtrim.
Policia njofton se i riu me inicialet B.D më datë 27.10.2020 është ndaluar nga Policia në rrugën Thumanë-Fushë Krujë, teksa drejtonte mjetin tip “Hyundai” dhe në momentin që i është kërkuar leja e drejtimit, ai iu ka dhënë dokumentin e një personi tjetër.
Pas verifikimeve të kryera nga autoritetet, ka rezultuar se patenta nuk i përkiste të riut./ Opinion.al