Policia ka arrestuar dy burra në fshatin Kryevidh të Kavajës, pasi akuzohen për ngacmim seksual.
Sipas uniformave blu mësohet se ata janë kallëzuar nga një 18-vjeçare.
Kjo e fundit ka thënë se 40-vjeçari dhe 57-vjeçari e kanë ngacmuar seksualisht në një lokal.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasit S. K., 40 vjeç dhe D. P., 57 vjeç, të dy banues në fshatin Kryevidh, pasi mbrëmjen e djeshme, ka kallëzuar një shtetase 18 vjeçe, se këta 2 shtetas e kanë ngacmuar seksualisht, në një lokal”, tha policia.