E ftuar mbrëmë në emisionin “Oktapod” te Turjan Hyskes, Adelina Berisha ka thënë se nuk është paraja dhe fama gjithçka për të.
Në rubriken “Dislike” të “Oktapod“, Adelina i është pergjigjur komentit të një fansi, i cili jepte 10 mije euro për të qenë një natë me të.
Moderatori i emisionit, Turjan Hyska e ka “ngacmuar” Adelinën deri në fund të intervistës, duke e shtuar shumën deri në 6 milion euro dhe ajo sërish ka thënë se me askënd nuk shkon për sado që të jetë shuma.