Ishte duke fjetur gjumë, kur vjehrri së bashku me djemtë filluan ta rrihnin. Shkak është bërë një shuplakë që Ylli. Sh i ka dhënë bashkëshortes, e cila më pas telefonoi për ndihmë në shtëpinë e saj të vajzërisë.
Gjykata vendosi fillimisht në favor të dhëndrit, duke dënuar me 6 muaj burg 67-vjeçarin, por më pas këtë vendim e pezulloi dhe e bëri shërbim prove për 18 muaj.
Më pas Ylli. Sh depozitoi në gjykatë një padi kundër vjehrrit Refik. H, 67 vjeç, ku i kërkon dëmshpërblim për dhunën e ushtruar
Babai i nuses tha në Gjykatë se veproi në këtë mënyrë pasi ishte i mërzitur për mënyrën se si dhëndri ia trajtonte vajzën.