Sociale

I fejuari shqiptar humbi jetën, ish-showgirli italian: Do doja të vdisja dhe unë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:35 - 11/04/22 |
Opi Nion

E fejuara e 45-vjeçarit shqiptar Lorenc Beqari, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Itali ka reaguar në një postim prekës në rrjetet sociale.

Sandra Tampieri një emër i njohur në Itali për pjesëmarrjen në spektaklin e “Maurizio Costanzo Shoë”, imazh i televizionit në vitet ‘90 ishte e fejuar me 45-vjeçarin Beqari prej 1 viti e gjysmë.

Ajo shkruan se pas një ore që 45-vjeçari nuk i përgjigjej në telefon kishte shkuar drejt tij pasi kishte një parandjenjë të keqe.

“Pas një ore që nuk më përgjigjej në telefon, hipa në makinë dhe shkova në Ravegnana. Policia kishte bllokuar rrugën dhe kisha një ndjenjë të tmerrshme. Lorenzino im kishte vdekur, njeriu me të cilin kisha jetuar vitin më të bukur të jetës sime, atë që doja mbi veten time dhe që ai më donte dhe donte të jetonte pjesën tjetër të jetës për mua”.

Sandra është shoqëruar në spital për shkak të tronditjes, ndërsa të dielën ka njoftuar prindërit e të fejuarit. “Do të doja të vdisja edhe unë”, duke kërkuar ndihmë nga miqtë: “Qëndroni pranë meje”.

Aksidenti i rëndë ndodhi në Itali pasditen e së shtunës. Mediat italiane shkruajnë se në rrethana të paqarta rreth orës 19:30 Beqari humbi kontrollin e automjetit të tij Alfa Romeo dhe doli nga rruga. Fatkeqësisht 45-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje./Opinion.al

Pas