Bota

I dërguari i Pekinit në Lviv: Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:47 - 17/03/22 |
Opi Nion

Qeveria ukrainase njofton se diplomati i lartë i Kinës u tha zyrtarëve në Lviv se Kina nuk do ta sulmojë asnjëherë Ukrainën.

“Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën. Në këtë situatë në të cilën ndodhemi, ne do të veprojmë me përgjegjësi,” i tha ambasadori i Kinës në Ukrainë, Fan Xianrong, kreut të administratës ushtarake rajonale në Lviv, Maksym Kozytsky-t gjatë një takimi.

Xianrong tha se ambasada kineze ishte zhvendosur nga Kievi në Lviv dhe do të qëndronte atje për momentin.

Më herët, ambasadori i Kinës në SHBA, Gang botoi një shkrim në Ëashington Post, ku thuhej  se Pekini dëshiron të shohë një fund të konfliktit në Ukrainë, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë “thashethemet” se “Kina e dinte, pranoi dhe në heshtje e mbështeti luftën”.

“Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës nuk i bën mirë Kinës. Sikur Kina të dinte për krizën e afërt, ne do të kishim bërë më të mirën për ta parandaluar atë,” shkroi Gang.

Pas