Kronikë

I dënuar për vjedhje, ekstradohet nga Gjermania 39-vjeçari nga Tepelena


               Publikuar në : 16:19 - 14/12/19 |
Al Do

Një 39-vjeçar nga Tepelena, i dënuar për vjedhje, është ekstraduar sot nga Gjermania.

“Pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe autoriteteve policore të Gjermanisë, u bë e mundur që  shtetasi Ylli Sela, të kapej dhe arrestohej  nga Policia gjermane  me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.”, njofton policia.

Ndaj këtij qytetari, Gjykata e Lushnjes ka dhënë dënimin 3 vite e 4 muaj burg pasi sëbashku me dy persona të tjerë tentoi të vidhte 50 mijë euro. Vendimi i Shkallës së Parë të Lushnjes është lënë në fuqi edhe nga Apeli i Vlorës.

“Tek “Rrethrotullimi i Savrës” në Lushnje, shtetasi Ylli Sela në bashkëpunim me shtetasit E.K. dhe E.S., të pajisur me çorape në kokë dhe duke përdorur dhunë fizike kanë tentuar të vjedhin me dhunë  shumën prej 50 000 Euro në automjetin tip “Volksëagen” me të cilin udhëtonin shtetasit V.K dhe J.L.”. /Opinion.al

Pas