Kronikë

I burgosuri vrau veten, kërkohet hetim për gjyqtarët dhe prokuroren


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:02 - 27/03/20 |
Opi Nion

Disa organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut vlerësuan se masa e sigurisë Arrest me Burg për një të pandehur të akuzuar për vjedhje dhe që më pas vrau veten në qelitë e paraburgimit, është dhënë në shkelje të Kodit të Procedurës Penale dhe duke cënuar të drejtat themelore të të pandehurit, i cili ishte me aftësi të kufizuara.

Kështu bën me dije një artikull i publikuar nga BIRN, që njofton se këto organizata i kanë dërguar një letër publike inspektorit të drejtësisë Artur Metani, të cilit i kërkuan të hetojë gjyqtarët Maria Qirjazi, Elona Toro dhe Artur Kalaja të Gjykatës së Apelit, gjyqtarin Ardian Kalia të shkallës së parë dhe prokuroren Elina Kombi.

“Sipas konkluzioneve të nxjerra nga shqyrtimi i rastit nga juristët e Komitetit të Helsinkit në Tiranë, këta persona dhanë masë sigurie arrest me burg duke i mohuar të pandehurit të drejtën për avokat mbrojtës si dhe duke përdorur me tepri këtë masë sigurie ndërkohë që kishin dijeni se i pandehuri ishte me aftësi të kufizuara”, shkruan BIRN.

Shtetasi Bilal Hasani vari veten në njësinë e paraburgimit në Tiranë njohur si burgu 313 “Jordan Misja” në Tiranë më 21 shkurt 2020. Ai ishte 43 vjeç dhe po qëndronte me masë sigurie në burg, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra”../Opinion.al

Pas