Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar në Kamëz për vjedhje.
“Ky shtetas në rrugën “Halit Haxhia” kishte hyrë për të vjedhur në banesën e shtetas A. L., 33 vjeçe, e cila sapo ka parë të riun ka njoftuar policinë.” thuhet në njoftimin e policisë.
Polica ka reaguar me shpejtësi dhe 32 vjeçari është kapur në flagrancë.
Personi me inicialet G.D rezulton banues në Babrru.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”. /Opinion.al