Personalitete të politikës kanë dhënë mesazhe ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-ministrit socialist Marko Bello.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi e ka konsideruar ndarjen nga jeta të ish-deputetit Marko Bello si humbjen e një patrioti të madh.
“Humbëm Markon, deputetin e denjë, patriotin e madh. Iku Marko, zë i fuqishëm qytetar dhe i qytetarëve“, shkruan Gramoz Ruçi.
Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në Twitter, shkruan se Bello do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar.
“Marko Bello do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar, i prirur drejt bashkëpunimit për hir të interesave të vendit. U prehtë në paqe!”
Edhe figura të tjera të politikës kanë përcjellë mesazhet e tyre të vlerësimit dhe ngushëllimit për ish-deputetin Bello.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste humbi betejën me Covid-19 në moshën 59-vjeçare./Opinion.al