Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën si pasojë e Covid, 6 persona.
IKSHPK njofton se janë kryer 1683 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 320 persona.
Numri total i rasteve pozitive është 56.732 raste nga 213.372 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.426 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 269 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.982 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.324.