Penalltia e humbur nga sulmuesi italian, Pele, në sfidën e mbrëmshme ndaj Gjermanisë hoqi mundësinë për “axurrët” që të thellonin avantzhin, por ajo që bëri xhiron e mediave ndërkombëtare dhe të rrjeteve sociale, ishte gjesti i tij drejtuar portierit gjerman.
Pele u kap nga telekamerat që transmetonin ndeshjen çerekfinaliste duke i thënë se do t’i shënonte një penallti në formën e “lugës”, por rezultati ishte zhgënjyes.
Italia humbi avantazhin e një penalltie dhe më pas u eliminua nga Gjermania, ndërsa Pele u bë objekt i ironive në rrjete socile, duke ‘irrituar’ disi edhe Një ditë pas ndeshjes, sulmuesi ka kërkuar falje: “Më vjen keq, i kërkoj falje Italisë, njerëzve që më duan dhe juve”,ka thënë ai sipas mediave italiane. Ndërsa ka shtuar se ishte përgatitur më parë në stërvitje për gjuajtjen e 11metërshave, duke i realizuar pothuajse gjithmonë.
Pele rrëfeu edhe një pjesë të fjalëve që i tha portieri Manuel Nojer pas ndeshjes. “Nuk doja të ofendoja Nojerin. Në fund të ndeshjes erdhi tek unë dhe më tha që je një lojtar i madh. Ju betohem, nuk dua të bëj interesantin, por vetëm se ai lëvizte shumë.
Qëllimi im ishte që ta mbaja në qendër pa lëvizur, jo duke e provokuar. Në fakt, kur je në ato fragmente, ka adrenalinë të lartë aq sa edhe ai nuk e kuptoi, u pamë në sy dhe…”