Fotoja e tij me dy fëmijët e pajetë në krahë bëri xhiron e rrjetit, duke prekur miliona zemra anekënd botës. Mirëpo, Abdel Hameed al-Yousef, dëshiron që Trump të vazhdojë bombardimet.
“Dua të falënderoj Presidentin Trump dhe administratën e Shteteve të Bashkuara për fëmijët e mi dhe të gjithë martirët”, tha ai.
29 vjeçari tha se kishte menduar se amerikanët do të vazhdonin bombardimin e forcave qeveritare në Siri pasi sulmi kimik që vrau fëmijët e tij 9 muajsh. Unë nuk prisja që të ndaleshin sulmet. U befasova. Pse Presidenti Trump i ndaloi sulmet?”, pyet ai.