InstaBIZ

Humbi babain nga COVID, reagimi prekës i Viola Spiros: Jam e copëtuar…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:33 - 02/11/20 |
Al Do

Moderatorja Viola Spiro humbi ditën e dielë babain e saj, Rodolf Spiro, si pasojë e koronavirusit.

Ajo shprehet shumë e tronditur për humbjen e të atit, pasi siç shkruan në një postim në rrjetet sociale, zemra e tij pushoi pa dhënë lamtumirën.

Ajo fton të afërmit për ngushëllime të martën dhe të enjten.

“Do doja të kisha fuqi që të shkruaja dhe të tregoja pafund për babain tonë, por jam e copëtuar… Jemi të tmerruara dhe të shkatërruara Për mënyrën dhe kohën e shpejtë që e humbëm. Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar por zemra e tij nuk duroi gjatë. Ajo pushoi ditën e dielë pa dhënë lamtumirën.

Sot e përcollëm për udhëtimin më të gjatë duke u lutur që të jetë i lehtë për të dhe më i bukur.”, shkruan ajo. /Opinion.al

Pas