Juventusi ka fituar ditën e sotme në Torino, duke mposhtur me lehtësi Spal-in, skuadër në të cilën luan portieri i Kombëtares kuqezi, Etrit Berisha.
Kampionët e Italisë fituan me rezultatin 2-0, duke dominuar pjesën më të madhe të kohës së ndeshjes.
Golat u shënuan në minutën e 45-të nga Miralem Pjaniç dhe në 78-ën shënoi Kristiano Ronaldo. Portugezi tentoi të shënonte dhe në minutat e fundit të ndeshjes, por Berisha u tregua i vëmendshëm duke i bllokuar topin.
Pas fitores së sotme, Juventusi ngjitet përkohësisht në krye të Serisë A në kuotën e 16 pikëve./ Opinion.al E.Xh.