Pas disa minutash kërkime është gjetur fëmija që u humbi prindërve në Fun Zone, tek Sheshi Nënë Tereza. Me ndihmën e policisë është gjetur 6 vjeçari i cili ishte shkëputur nga dora prindërve dhe mandej kishte humbur në turmë. Incidenti ndodhi në përfundim të ndeshjes Gjermani Francë.