Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Humbën betejën me Covid-19, dy rrugë në Tiranë marrin emrat e dy mjekëve, Bledi Nini dhe Gerond Husi

2024/05/30 at 12:48 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Humbën betejën me Covid-19, dy rrugë në Tiranë marrin emrat e dy mjekëve, Bledi Nini dhe Gerond Husi

Emrat e Bledi Ninit dhe Gerond Husit, dy mjekët që humbën jetën për shkak të Covid-19, janë përjetësuar në dy rrugë të ndryshme në Tiranë, pranë spitalit të Sanatoriumit.


Në një ceremoni të zhvilluar dje pasdite, në tarracën e Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se kjo është një ditë për të festuar jetën e dy mjekëve, të cilët kanë frymëzuar me punën e tyre.

“Ky është një moment për të reflektuar, por edhe për ta trajtuar si një ditë kur festojmë jetën e tyre, një jetë të cilën ata e jetuan me një shpejtësi të jashtëzakonshme, të mbushur me mirësi, dashuri dhe energji të madhe. Aseti numër një i qytetit janë njerëzit dhe në qoftë se Tirana është kjo që është sot, është sepse ka njerëzit, si fije të padukshme që na lidhin bashkë. Nuk besoj se ka njeri që kontribuon më shumë në lidhjen mes njerëzve të një qyteti se sa mjeku”, u shpreh Veliaj.

Ai vlerësoi punën e vështirë të mjekëve shqiptarë, veçanërisht gjatë pandemisë dhe u shpreh se koha kur ata ishin në front për të mbrojtur jetën e të tjerëve, duhet të na shërbejë gjithmonë si një moment reflektimi për të nderuar heronjtë me bluza të bardha.

“Është kollaj të kthehemi te tundimi për t’i sharë mjekët, për të thënë se janë të gjithë të korruptuar sepse i harrojmë shumë shpejt duartrokitjet nga ballkoni, banderolat e heronjve. Jam i sigurt se mjekët sot kalojnë sfida dhe kanë një mbingarkesë të jashtëzakonshme. Para se të hedhim një akuzë për mjekët, dhe para se të të fusin në atë tjerrjen e pafundme të llogjeve të Tiranës, le t’i kujtojmë ato katër vite më përpara, ku me një izolim të plotë, shpresa e vetme ishin mjekët me bluza të bardha.

Ka një shprehje që thotë se “jo të gjithë heronjtë veshin pelerina”, por në fakt dy heronjtë tanë vishnin pelerina, vishnin bluzat e bardha të mjekëve. Ndaj, sot ndihem i përulur dhe besoj se i lëmë një pajë qytetit tonë, ku këto shembuj frymëzues i kemi shenjuar në toponimet e qytetit, në rrugët e qytetit. Do të jetë vërtet një nder për qytetin tonë të kujtojë heronjtë e kësaj lufte të fundit që patëm, edhe heronjtë që nuk do harrohen jo vetëm nga kolegët dhe miqtë, por nga shumë njerëz që u frymëzuan nga historitë e tyre”, u shpreh Veliaj.

Bledi Nini, mjeku otorinolaringolog u nda nga jeta më 25 Nëntor në 2020, në kulmin e karrierës së tij, në moshën 48-vjeçare. Ndërsa Gerond Husi, mjek endokrinolog, humbi jetën disa muaj më vonë, në 13 mars të vitit 2021, në moshën 50-vjeçare.

Ata të dy u infektuan me Covid-19 gjatë punës së pandërprerë në kohë pandemie, në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.



Ju sugjerojmë

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Auto-Skicë
Politikë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

8 Korrik, 2026 7:06 pm
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

8 Korrik, 2026 5:45 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
Bota

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

8 Korrik, 2026 3:30 pm
Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin
Bota

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

8 Korrik, 2026 3:28 pm
Para
Ky është 58-vjeçari që dyshohet se organizoi sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi

Ky është 58-vjeçari që dyshohet se organizoi sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi

Publikonte lajme për degradimin e policëve/Rrëfehet gazetari: S’më zinte gjumi, jam penduar! Më duheshin paratë 

Publikonte lajme për degradimin e policëve/Rrëfehet gazetari: S’më zinte gjumi, jam penduar! Më duheshin paratë 

Manja: PS dëmshpërbleu në mënyrë të plotë ish-të përndjekurit

Manja: PS dëmshpërbleu në mënyrë të plotë ish-të përndjekurit
















TE FUNDIT

SHBA nis sulmet kundër Iranit

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
8 Korrik, 2026

SHBA-të nisën një tjetër raund sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se armëpushimi...

Lexo më shumë

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
8 Korrik, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që pretendon se i është dërguar prej “diplomatit...

Lexo më shumë

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
8 Korrik, 2026

Mbahet sot në Tiranë protesta e 39-të. Protestuesit janë grumbulluar si çdo mbrëmje në sheshin “Skëndërbej”, e më pas kanë...

Lexo më shumë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

Auto-Skicë
8 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në takimin e përbashkët BE–Shqipëri në Parlamentin Europian se Kuvendi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}