Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar gjatë natës në Himarë.
Policia bën me dije se në rrugën rurale të fshatit Tërbaç, L. H., 40 vjeç, dyshohet se duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit 40-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.