Bota

Vdes pas arrestimit autori i dytë i masakrës me 10 të vrarë në Kanada



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:49 - 08/09/22 |
Opi Nion

I dyshuari për sulmet me thikë në Kanada ka vdekur pasi është kapur nga policia, thanë zyrtarët.

Myles Sanderson, 32 vjeç, shfaqi probleme shëndetësore pas arrestimit në një autostradë në provincën e Saskatcheëan.

Ai u kap në një ndjekjeje me shpejtësi të lartë dhe vdiq më vonë, tha policia.

Sipas BBC një zyrtar i paidentifikuar më herët tha se Sanderson vdiq nga plagët e shkaktuara nga vetë ai.

Nuk është e qartë se çfarë i nxiti vrasjet masive të së dielës, të cilat ndodhën në 13 skena krimi. Të dy të dyshuarit – Myles Sanderson dhe vëllai i tij Damien, 31 vjeç – kanë vdekur.

Shumica e të vrarëve dhe vetë dy të akuzuarit ishin nga James Smith Cree Nation, një komunitet indigjen.

Nga sulmet me thikë të së dielës vdiqën 10 persona dhe u plagosën 18 të tjerë.

Pas