Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në Greqi.
Mësohet se shqiptari është rrëzuar nga çatia e një objekti ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Sipas informacioneve, ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Pyrgetos të Larisës. Ndërkohë autoritetet greke po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.