Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi pasi dyshohet se ka rënë nga 20 metra lartësi.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari është transportuar me ambulancë në Spitalin e Volos, por fatkeqësisht, nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.
31-vjeçari shqiptar punonte për një kompani teknike, e cila merrej me mirëmbajtjen e fabrikës Halyvourgia, në Velestinë.
Sipas informacioneve, ai teksa ka qenë duke punuar, ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga 20 metra lartësi.