Një turist polak ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Pilur, në Vlorë.
Sipas policisë, dyshohet se shkak për vdekjen e 74-vjeçarit është bërë arresti kardiak.
“Sot, në fshatin Pilur, në vendin e quajtur “Kisha”, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak shtetasi polak 74 vjeç. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.