Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hoxha: Arsyet e vrasjeve në Vlorë, Elbasan dhe Shkodër

2021/06/03 at 8:24 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hoxha: Arsyet e vrasjeve në Vlorë, Elbasan dhe Shkodër

Javët e fundit Shqipëri është tronditur nga një seri atentatesh të cilat kanë shkaktuar viktima. Deri më tani qyteti më problematik mbetet Vlora, ku mbrëmjen e djeshme vra me breshëri kallashnikovi në derën e shtëpisë Shkëlzen Velaj. Lidhur me rastin, pista e cila po hetohet nga autoritetet është hakmarrja.

Për këto ngjarje ka folur në “Abc News”, gazetari Artan Hoxha, i cili argumenton se në rivalizimi i grupeve kriminale në trafikun e drogës sjellin si pasojë vrasjet.

“Zakonisht grupet shqiptare, ato që janë fillestare, që kanë qenë të parat, u kanë dhënë punë, mall për të shitur, drogën grupeve të reja. Me kalimin e kohës grupet e reja fuqizohen, duan ta kontrollojnë ata tregun dhe detyrimisht do të rivalizojnë dhe mjafton një ngarkesë të humbë, apo pagesë të mos bëhet është i pashmangshëm konflikti. Grupi që humbet duhet të reagojë se i bie pesha, autoriteti dhe nëse nuk reagon tregon dobësi, ti do të goditesh.  Ky është një nga variantet, konflikte të trashëguara, që në një moment nuk kanë pasur mundësi, ndërsa sot kanë sasi të mëdha parash që i lejojnë të rekrutojnë “ushtarë” që bëhen elementë. Vetëm grupet e trafikut të drogës, “shtëpitë e barit” në Britani, ata trajtohen për të qenë kriminelët e së nesërmes. Cdo “shtëpi bari” ka një njeri të armatosur” tha ai.

Përpos Vlorës vrasjet kanë tronditur muajt e fundit edhe Shkodrën dhe Elbasanin. Hoxha rrëfeu se cilat janë “zonat e kuqe” të krimit në Shqipëri nga jugu në veri.

“Në vitet e fundit në Shqipëri, kemi kristalizuar një hartë gjeografike të “zonave të nxehta” ku dominon krimi lokal, kryesisht lokal, ordiner, kundër pronës, por edhe vrasjet e tipit mafioz. Vlora, që ka disa nën ndarje, kemi parasysh bashkinë e madhe dhe bashkia Selenicë. Janë territor që kanë një nivel kriminaliteti më të lartë sesa Himara Delvina apo Saranda si qark. Brenda tyre ndodhen disa prej organizatave kriminale që trafikojnë kokainë nga Amerika Latine në BE. Është një qendër që “josh” trafikantët për klandestinët dhe narkotikët. Vlora është një “zonë e kuqe”, nxehtë për nivelin e krimit të organizuar. Mbrëmë ndodhi një vrasje në Vlorë që ka background të mëparshëm dhe një krim ordiner në Lushnje. Ajo e Vlorës mund të sjellë të tjera, sepse ka nisur nga 2015, janë 7 të vrarë brenda këtij cikli”.

Në Shkodër, Hoxha tha se janë 5 grupe kriminale që veprojnë.

“Zona tjetër është Shkodra, “zonë e nxehtë”, zonë kufitare e rëndësishme, arterie e rëndësishme e trafiqeve. Në Vlorë dhe Shkodër vrasjen nuk e shohin si zgjidhje të fundit. Trafiku i narkotikëve është biznes. Nëse futen në konflikt nuk e vrasin shumë mendjen. Në Shkodër dihen kush janë 5 grupet që kanë territori të caktuar”.

Për  Elbasanin Hoxha tha; “Është kryqëzimi i të gjitha rrugëve nga lindja dhe juglindja, një nga degëzimet e rrugëve të heroinës që vjen nga Elbasani drejt BE-së, depo ku magazinohet. Ngarkesa që u kap dje në Kakavijë ishte nisur nga Elbasani, nga erdhi? Erdhi nga Afganistani. Elbasani është baza. Në Elbasan u gjet laboratori i Xibrakës, është një pikë një pikë shumë e rëndësishme dhe tani është një lagje e kryeqytetit dhe prandaj është i rëndësishëm për botën e krimit”.

Durrësi, u shpreh më tej Artan Hoxha “ka një natyrë tjetër, mundohen ti zgjidhin konfliktet jo me vrasje, pastaj Lezha dhe Tirana, që ka një lloj ekuilibri mes grupeve kriminale, prandaj është pak më larg. Tirana më tepër është treg i madh, se ka një milion banorë, ndërkohë qytetet e tjera janë baza” përfundoi gazetari./Opinion.al

Etiketa: Artan Hoxhaatentatet

Ju sugjerojmë

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë
-U tha në Opinion

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë

26 Janar, 2026 11:51 pm
Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij
-U tha në Opinion

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij

26 Janar, 2026 11:15 pm
Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës
-U tha në Opinion

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës

26 Janar, 2026 10:47 pm
BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus
Bota

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

26 Janar, 2026 9:37 pm
Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë
Rajoni

Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë

26 Janar, 2026 8:36 pm
Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris
Bota

Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris

26 Janar, 2026 7:41 pm
Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë
Aktualitet

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

26 Janar, 2026 7:33 pm
PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës
Kryesore

PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës

26 Janar, 2026 6:59 pm
Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus
Bota

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus

26 Janar, 2026 6:34 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Pengu i fundit izraelit, Tel-Avivi do të rihapë pikën kufitare të Rafah

26 Janar, 2026 5:31 pm
Para
Gara në PD/ Si do renditen kandidatët në fletën e votimit, Basha i fundit

Gara në PD/ Si do renditen kandidatët në fletën e votimit, Basha i fundit

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Varianti indian i koronavirusit po dominon në Britani

Varianti indian i koronavirusit po dominon në Britani

TE FUNDIT

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë
26 Janar, 2026

Për kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, drejtësia është një vijë e kuqe dhe me ata që flasin kundër saj...

Lexo më shumë

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij
26 Janar, 2026

Drejtuesi i Shqipëria Behët, Adritatik Lapaj ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me nismën e një grupi opozitarësh për...

Lexo më shumë

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës
26 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion” po diskutohet për zhvillimin e protestës së PD të ditës së shtunë. Për këtë çështje ka folur...

Lexo më shumë

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus
26 Janar, 2026

Vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë miratimin përfundimtar për ndalimin e importeve të gazit rus deri në fund të vitit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com