FIER- Një ngjarje e paprecendet ka ndodhur në Fier. Trupi i pajetë i 82-vjeçarit Novrus Likometaj është gjendur i mbështjellë me çarçaf në koshin e mbeturinave. Novruz Likometaj ishte kreu i Sindikatës së Transportit Publik në këtë qytet. Janë të veshura me mister rrethanat e kësaj ngjarje që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës.
Në trupin e viktimës kanë gjetur dëmtime të shumta, çka ka dyshime se është vrarë duke u goditur me mjete të forta dhe më pas është hedhur në koshin e mbeturinave. Nuk ka asnjë të dhënë nga policia për shkaqet, rrethanat apo autorët e mundshëm të kësaj ngjarje të rëndë.