Një nënë ndodhet pas hekurave, pasi ka futur vajzën e saj 2-vjeçare në furrë. 35-vjeçarja Tasha Hatcher nga Teksas është arrestuar të enjten, pasi vogëlushja kishte marrë djegie të shkallës së tretë.
Sipas “Daily Mail”, policët erdhën në shtëpinë e saj, pasi dëshmitarët njoftuan se ajo kishte futur fëmijën brenda në furrë. Vajza e vogël është akoma në spital, por në gjendje të stabilizuar. Një zëdhënës i agjencisë së mbrojtjes së fëmijëve deklaroi se e mitura është marrë nën kujdestarinë e tyre.
Një i afërm i vajzës ka deklaruar se ai apo edhe të afërm të tjerë nuk janë lejuar që ta takojnë të miturën gjatë periudhës së hetimit.