Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Horoskopi javor, 20 nëntor – 27 nëntor

2017/11/20 at 10:25 AM
në -Jetë dhe Stil, Kryesore, Life Style
Kohë leximi: 7 min
A A
Horoskopi javor,  20 nëntor – 27 nëntor

DASHI 21. mars – 20. prill


Jave fantastike ka për te qene kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndani çdo emocion dhe çdo dëshirë me partnerin dhe kjo do iu afroje edhe me tepër me njeri-tjetrin. Toleranca gjithashtu do jete një nga vlerat e te dyve. Beqaret duhet te dalin sa me shume qe t’ia shtojnë vetes mundësitë për njohje. Nga ana tjetër me mire te mos flasin shume dhe te qëndrojnë ne pritje. Ka gjasa qe te ndodhin gjera te jashtëzakonshme sot. Financat do jene tej mase te favorizuara për shkak te një trashëgimie ose te një shpërblimi pune. Shëndeti duhet pasur me shume nen kujdes. Kujdesuni edhe për ushqimin, por mos lini pas dore aktivitetin fizik. Ne pune do ndiqni planet e bëra dhe do arrini atje ku doni. Jeta familjare do jete plotësisht e qete.

DEMI 21. prill – 21. maj

Jave përgjithësisht e qete ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni aspak zënka me njeri-tjetrin përkundrazi do jeni me tolerante dhe me bashkëpunues. Beqaret do përdorin strategjitë e duhura për te bere për vete personat qe do pëlqejnë dhe deri ditën e mërkurë do krijojnë një lidhje. Me shpenzimet do jeni me realiste se me pare dhe gjendja ka për te qene shume me e stabilizuar. Shëndeti here pas here do ketë shqetësime te vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Mundohuni te mbroheni nga i ftohti dhe lagështia. Ne pune do keni rezultate edhe me te mira nga sa kishit menduar e madje mund te merrni edhe disa propozime te mrekullueshme. Familja pa asnjë vështirësi.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Jeta juaj ne çift nuk do jete aq e mire sa ju e mendonit. Gjate gjithë javës do bëni skena xhelozie dhe partneri nuk do iu duroje dot. Po nuk u ndalet dhe po nuk u treguat realiste do e humbni atë njëherë e përgjithmonë. Beqaret nuk do kënaqen me njohjet qe do realizojnë dhe do preferojnë te presin ende kohe para se te hedhin hapa. Ne planin financiar duhet te jeni edhe me vigjilente sepse çdo gabim sado i vogël mund t’iu sjelle pasoja te renda nesër. Nëse një i afërm ofrohet t’iu ndihmoje mos e refuzoni. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar. Mund te keni shqetësime nga stomaku ose nga mëlçia. Ne pune duhet te jeni te bindur për hapat qe do hidhni para se te veproni. Familja do jete e qete.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Gjate kësaj jave do keni konflikte te njëpasnjëshme me partnerin dhe nuk do ndiheni aspak te qete si dikur. Te dy do jeni kokëfortë dhe nuk do pranoni te hapni rruge për asnjë arsye. Beqaret duhet te reflektojnë gjere e gjate para se te hedhin hapa sepse ne te kundërt do bëjnë gabime dhe do lëndohen. Ne planin financiar nuk do jeni te nxituar, përkundrazi do ecni me llogari dhe nuk do gaboni asnjë çast. Ne fund te javës situata do jete me e mire. Për shëndet me te mire nuk duhet te abuzoni me kafene, vajin apo me duhanin. Nga ana tjetër ushqimin duhet ta konsumoni te lehte dhe te ekuilibruar. Ne pune do jeni te zotet dhe te pazëvendësueshëm. Marrëdhënia me familjaret do filloje te përmirësohet goxha.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Sado qe te mundoheni, këtë jave nuk do ta gjeni dot gjuhen e përbashkët me partnerin dhe do keni debate te zjarrta me te. Marrëdhënia ne çift do lere shume për te dëshiruar. Beqaret nuk duhet te ndërmarrin shume rreziqe vetëm për ta ndryshuar statusin sepse jo gjithçka mund t’ia vleje dhe mund te lëndohen pamase. Financat do dobësohen goxha për shkak te taksave dhe faturave qe duhet te shlyeni. Edhe gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar. Mund te keni probleme me gjumin dhe dhimbje te forta muskujsh. Ata qe pine duhan duhet te bëjnë përpjekje ta lënë sa me pare. Ne pune do i arrini te gjitha objektivat qe do i vini vetes dhe do i habisni qe te gjithë. Me familjaret do jeni me te afërt dhe do diskutoni edhe për tema delikate.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Gjate kësaj jave do i besoni verbërisht partnerit tuaj, do kaloni çaste te ngrohta me te dhe mund te formalizoni marrëdhëniet e gjata. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te fillojnë edhe lidhje pasionante qe do ua ngrenë zemrën peshe. Ne planin financiar fati do jete me ju, kështu qe nuk do jete e nevojshme te ndërmerrni shume rreziqe për te pasur përmirësime. Lojërat e fatit është mire qe t’i shmangni. Gjendja shëndetësore nuk do jete aspak e keqe. Edhe ata qe kane pasur dhimbje barku, koke apo dhimbje këmbësh do jene me te qete. Ne pune do keni rezultate me te mira nëse keni një profesion te lire. Ata qe punojnë ne kompani private dhe varen nga te tjerët do kalojnë disa sfida. Familjareve duhet t’iu kushtoni me shume rëndësi.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Jave e mbushur me probleme dhe me skena xhelozie do jete kjo për gjithë ata qe janë ne një lidhje. Duhet te ndryshoni me patjetër sjellje nëse nuk doni qe shume shpejt te vije edhe fundi për ju. Beqaret duhet t’i gjykojnë gjerat mire para se te hedhin hapa sepse ne te kundërt situata mund te bëjnë gabime te renda. Ne planin financiar është momenti ideal për te ndërmarrë edhe disa rreziqe ne mënyrë qe gjendja te përmirësohet. Po nuk e bëtë këtë jave nuk keni për ta bere kurrë me. Gjendja shëndetësore nuk ka për te qene aspak e keqe, përkundrazi do jeni me ne forme sidomos pas te martës. Ne pune yjet do kenë ndikim pozitiv. Do jeni këmbëngulës, pragmatike dhe te kujdesshëm. Jeta familjare do jete e këndshme.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Jave shume e qëndrueshme ka për te qene kjo për te dashuruarit. Do jeni shume me te logjikshëm dhe do bëni gjerat qe janë me te mira për te dyja palët. Ditën e mërkurë ose te enjte mund te merrni disa surpriza te këndshme. Beqaret do ndihen shume te lumtur pas një takimi qe do realizojnë te mërkurë. Për ta do ndryshoje gjithçka dhe buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë moment. Ne planin financiar duhet te jeni te logjikshëm dhe ta pranoni ndihmën e miqve sepse vete nuk do ja dilni dot mbanë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por here pas here nuk do mungojnë shqetësimet e vogla. Ne pune do jeni shume te zotet dhe nuk do ndaleni derisa ta arrini atë qe dëshironi. Me familjaret çdo gjë do shkoje me se miri.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Nëse nuk doni qe te zhgënjeheni e te lëndoheni gjate kësaj jave, shmangni vendosjen e partnerit ne piedestal edhe sikur marrëdhënia me të te jete e shkëlqyer. Me mire realiste dhe te duruar sesa te nxituar. Gjithsesi duhet thënë se ne fundjave lidhja juaj do konsolidohet edhe me tepër. Beqaret do shkëlqejnë dhe do marrin propozime te njëpasnjëshme. Aq mire dhe aq te emocionuar do ndihen saqë nuk do dine çfarë te bëjnë. Financat duhet t’i keni me tepër ne vëmendje. Ne asnjë mënyrë mos bëni investime te mëdha sepse do keni probleme me pas. Gjendja shëndetësore here pas here do jete delikate. Mundohuni te merrni me shume vitamina e proteina si dhe te çlodheni me tepër. Ne pune do hidhni hapa goxha te rëndësishme. Ne familje duhet te respektoni disa rregulla.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Jave shume e paqëndrueshme dhe e mbushur me probleme serioze do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te pamatur dhe do i thoni partnerit gjera shume te gabuara. Beqaret do gjejnë pretekste nga me te ndryshmet vetëm e vetëm qe te mos pranojnë ftesat qe do ju bëhen. Arsyeja? Ata do kenë frike nga ndryshmet. Ne planin financiar Urani do ju mbështesë tej mase dhe do ua ndriçoje mendimet. Do dini çfarë masash te merrni për ta pasur situatën nen kontroll. Shëndeti nuk do jete i keq. Po bëtë edhe pak masazh apo aktivitet fizik do ndiheni shume me ne forme. Ne pune Marsi do ju shtyje te luftoni me problemet qe do ju dalin dhe te mos ndaleni derisa t’ia dilni. Jeta familjare do jete shume e ngrohte.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Jave përgjithësisht e mire do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni kryesisht te qete dhe me humor te dyja palët kështu qe do mundoheni t’i shmangni debatet dhe problemet. Beqareve do ju ndodhin gjera pa plan, por qe do i bëjnë t’iu rrahe zemra shume me fort. Ne planin financiar do e keni shume te vështirë te veni ekonomi dhe kjo do sjelle goxha probleme. Mos mendoni se te afërmit do i keni gjithmonë pranë për t’iu nxjerre nga vështirësitë. Shëndeti do jete i kënaqshëm. Për fat edhe ata qe kane pasur shqetësime do jene me te qete. Ne pune do jeni kreative dhe do i konkretizoni disa nga planet qe keni bere. Ata qe punojnë ne fushën e ekonomisë mund te marrin edhe propozime interesante. Familja pa te reja.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Gjate kësaj jave duhet te reflektoni gjere e gjate ju te dashuruarit dhe duhet te zgjidhni edhe problemet e vogla qe ju kishin dale me partnerin. Po i late gjerat pas dore situata mund te ndërlikohet edhe me tepër. Beqaret do kenë një periudhe te mbushur me gëzim dhe hare. Shume gjera do ndryshojnë rrënjësisht për ta. Ne planin financiar perspektivat janë goxha te mira. Do ndiheni te qete kur te shpenzoni dhe tepricat do i hiqni mënjanë. Shëndeti ne dite te caktuara do ketë tronditje. Mund te keni probleme me gjumin dhe me stomakun. Ne pune do ndodhin ndryshime shume te mëdha. Do bëheni me te njohur për te gjithë dhe do merrni plot përfitime. Me familjaret do ketë disa mosmarrëveshje te vogla.

Etiketa: 20 nëntor - 27 nëntorhoroskopi javor


Ju sugjerojmë

“Dikush të vrasë Putinin”, Shtëpia e Bardhë reagon për deklaratën e senatorit
Bota

Shtëpia e Bardhë: Putin ka premtuar se do të takohet me Zelensky-n

19 Gusht, 2025 9:11 pm
Putin sugjeron Moskën për takimin dypalësh me Zelenskyn, ja përgjigja e Kievit
Bota

Putin sugjeron Moskën për takimin dypalësh me Zelenskyn, ja përgjigja e Kievit

19 Gusht, 2025 7:18 pm
Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
Kryesore

‘Çlirimi’ i pallatit pa leje, Rama publikon vendimin e gjykatësit: Skandaloz!

19 Gusht, 2025 6:43 pm
Selenicë/ Vatër zjarri në Lapardha, flakët u afrohen banesave
Aktualitet

Selenicë/ Vatër zjarri në Lapardha, flakët u afrohen banesave

19 Gusht, 2025 6:18 pm
Fluks vizitorësh në sitet historike në Durrës
Aktualitet

Fluks vizitorësh në sitet historike në Durrës

19 Gusht, 2025 4:27 pm
Shtyhet në shtator publikimi i raportit final nga ODIHR
Aktualitet

Shtyhet në shtator publikimi i raportit final nga ODIHR

19 Gusht, 2025 3:56 pm
Integrimi dhe konsensusi politik/ Spiropali takon ambasadorin e BE, Silvio Gonzato
Aktualitet

Integrimi dhe konsensusi politik/ Spiropali takon ambasadorin e BE, Silvio Gonzato

19 Gusht, 2025 3:47 pm
Fluks në Portin e Durrësit, mbi 33 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe dalë në vetëm 4 ditë
Aktualitet

Fluks në Portin e Durrësit, mbi 33 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe dalë në vetëm 4 ditë

19 Gusht, 2025 3:12 pm
Berisha: Kur Shqipëria digjej,Edi Rama i caktoi vetes pension 4 milionë lekë në muaj
Aktualitet

Berisha: Kur Shqipëria digjej,Edi Rama i caktoi vetes pension 4 milionë lekë në muaj

19 Gusht, 2025 1:47 pm
Aksioni për lirimin e hapësirave publike/Sulaj: Do të zgjasë për katër vite!
Aktualitet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike/Sulaj: Do të zgjasë për katër vite!

19 Gusht, 2025 1:37 pm
Para
Seks në hotel me 13 vjeçaren, arrestohet Alfred Tereziu

Seks në hotel me 13 vjeçaren, arrestohet Alfred Tereziu

Apeli: Ndihmoni Valmirin 18-vjeç të jetojë!

Apeli: Ndihmoni Valmirin 18-vjeç të jetojë!

Ja si mund të shkojnë në Cambrige studentët shqiptarë. Flet drejtori i shkollës së famshme

Ja si mund të shkojnë në Cambrige studentët shqiptarë. Flet drejtori i shkollës së famshme
















TE FUNDIT

OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!

OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!
19 Gusht, 2025

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka...

Lexo më shumë

Shtëpia e Bardhë: Putin ka premtuar se do të takohet me Zelensky-n

“Dikush të vrasë Putinin”, Shtëpia e Bardhë reagon për deklaratën e senatorit
19 Gusht, 2025

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha të martën se presidenti rus Vladimir Putin ka premtuar të...

Lexo më shumë

Shtëpia e Bardhë: Mbështetja ajrore amerikane ndaj Ukrainës është ‘një opsion’

Shtëpia e Bardhë: Mbështetja ajrore amerikane ndaj Ukrainës është ‘një opsion’
19 Gusht, 2025

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt u pyet në një konferencë për shtyp të martën në lidhje me një...

Lexo më shumë

Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s do mblidhen të mërkurën për të biseduar për Ukrainën

Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s do mblidhen të mërkurën për të biseduar për Ukrainën
19 Gusht, 2025

Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s pritet të mblidhen të mërkurën për të biseduar lidhur Ukrainën dhe hapat e ardhshëm, thanë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com