DASHI 21. mars – 20. prill
Këtë jave do jeni shume tolerante ju te dashuruarit dhe do arrini ta mbani gjithë kohet te ndezur atmosferën ne çift. Nuk do mungojnë surprizat nga te dyja palët. Beqaret duhet te mendohen gjerësisht para se te pranojnë te dalin me dike ne mënyrë qe te krijojnë lidhjen e duhur dhe sa me afatgjate. Ne planin financiar yjet do ju mbështesin pafundësisht. Ju do i zgjidhni problemet e vogla qe ju kishin dale dhe mund te bëni përpjekje për ta stabilizuar sa me pare situatën. Shëndeti duhet pasur me shume nen kujdes. Mbrohuni edhe nga sëmundjet seksualisht te transmetueshme nëse nuk keni një partner te qëndrueshëm. Puna do ju sjelle kënaqësi pafund sepse do keni arritjet qe keni pritur gjithmonë. Familja pa vështirësi.
DEMI 21. prill – 21. maj
Klima yjore duket shume e ngrohte gjate kësaj jave për ju te dashuruarit. Do ja hapni me shume zemrën atij qe keni ne krah dhe nuk do i mbani mëri për fjalët lënduese te se shkuarës. Beqaret duhet te jene sa me te logjikshëm dhe ne asnjë mënyrë nuk duhet te marrin vendime pa qene te bindur vete dhe pa marre mundimin e te afërmve. Buxhetin do dini ta menaxhoni me se miri kështu qe do ju dalin paratë edhe për te bere investime për qejfin tuaj. Sektori i shëndetit nuk do jete shume i mire. Pjesa me e madhe do ketë shqetësime me aparatin tretës dhe nuk do ndihen te qete. Ne pune do jete java e ndryshimeve te mëdha. Përgatituni shpirtërisht sepse jo çdo gjë do jete pozitive. Jeta familjare do jete shqetësuese.
BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Këtë jave ju te dashuruarit do keni debate te njëpasnjëshme me partnerin qe do kenë te bëjnë ose me mënyrën e te sjellit ose për edukimin e fëmijëve nëse keni. Vetëm ne fundjave dielli mund te filloje te ngrohe pak me rrezet e tij. Beqaret do flirtojnë gjithë kohës me personat qe do kenë pranë, por serish nuk do arrijnë dot te krijojnë një lidhje ashtu si e kane dashur gjithmonë. Sektori i financave do jete shume me i begate nga me pare dhe kjo fale mbështetjes se madhe te yjeve. Shëndeti vetëm ditën e hëne mund te ketë shqetësime te vogla, ndërsa me pas situata do jete nen kontroll dhe do rifitoni energjinë e humbur. Ne pune do jeni shume te vendosur dhe do i kaloni një e nga një te gjitha vështirësitë qe keni pasur. Jeta familjare mund te ketë disa probleme elementare.
GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj jave dhe madje do kuptoheni se bashku edhe vetëm me shikime apo duke dëgjuar zërin. Beqaret do i kenë te gjitha kushtet për te realizuar një takim ashtu si e kane ëndërruar, duhet thjesht qe te përfitojnë sa me shume qe te mundin. Ne planin financiar do merrni vendime te rëndësishme, te cilat pak nga pak do e përmirësojnë gjendjen ne te cilën ndodheni. Shëndeti mund te ketë disa shqetësime ditët e para, por pas te mërkurës gjithçka do ndryshoje dhe do ndiheni te qete. Kujdes vetëm me duhanpirjen. Ne pune do jeni tejet te përqendruar pas objektivave tuaja finale dhe do arrini majat e suksesit. me familjaret mund te keni disa konflikte te vogla.
LUANI 23. korrik – 22. gusht
Ne përgjithësi jeta juaj ne çift do jete e mbrojtur nga Jupiteri këtë jave. Qetësia, harmonia dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjithë kohës prandaj buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra. Beqaret duhet te shmangin personat shume serioze dhe me shume teka sepse ne vend qe t;ua zbukurojnë ditën, do ua bëjnë atë edhe me te zymte. Financat nuk do jene aspak te këqija, megjithatë me mire shpenzoni me maturi qe gjendja te përmirësohet edhe me shume nesër. Gjendja fizike dhe ajo morale nuk do jene aspak te këqija kështu qe do ndiheni mire. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe ambicia nuk do ju lere asnjë moment te dorëzoheni para sfidave. Nëse keni një profesion te lire do keni edhe me tepër sukses. Ne familje, marrëdhënia me te gjithë do jete e mire.
VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Jave shume e qete ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te logjikshëm dhe nuk do flisni pa u menduar e pa reflektuar. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje te mëdha me pare do ndihen shume me te qete. Beqaret nuk duhet te pranojnë menjëherë çdo ftese qe do iu behet sepse disa persona mund te jene intrigues dhe gënjeshtare. Buxheti ditët e para do jete i mire, por nëse tregoheni te pakujdesshëm situata do përkeqësohet goxha pas te mërkurës. Shëndeti do jete i mire nëse kujdeseni për higjienën dhe për ushqimin. Ne pune do jeni aktive, te vendosur, dinamike dhe te vetëpërmbajtur. Gjithçka do ju ece me se miri. Jete familjare mund te kaloje edhe sfida.
PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Priten ndryshime rrënjësore sot ne jetën tuaj ne çift, kështu qe duhet te përgatiteni shpirtërisht. Do kuptoni edhe një tjetër ane te karakterit te partnerit, e cila do ju beje ta dashuroni edhe me shume. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër ne çdo moment dhe kane për ta gjetur me ne fund personin me te përshtatshëm. Mesi i javës do jete me i favorshmi. Situata financiare do jete e mire dhe nuk do keni kurrfarë problemi as me disa investime te konsiderueshme qe do ju duhet te kryeni. Gjendja shëndetësore do jete akoma me e mire nga me pare dhe nuk do vuani me as nga dhimbjet e shpinës. Ne pune do jeni perfeksioniste dhe do keni me shume arritje nga kurrë ndonjëherë me pare. Jeta familjare do jete e qete.
AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Jave e kënaqshme dhe shume harmonike do jete kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do entuziazmoheni nga një propozim qe do ju beje partneri dhe ndonjëherë nuk do ju besohet se jeni ne realitet. Beqaret duhet te bëjnë sa me shume durim ne mënyrë qe te gjejnë personin me te përshtatshëm. Po u nxituan mund te bëjnë edhe gabime. Buxheti do jete i mbrojtur ne çdo moment kështu qe mund t’i kryeni pa frike te gjitha investimet qe keni menduar. Shëndeti do jete i mire. Edhe ata qe kane pasur shqetësime do ndihen me te qete sidomos pas te martës. Ne pune do iu jepet një detyre e re me e rëndësishme, por ju do i arrini te gjitha objektivat. Jeta familjare do jete plot shkëlqim.
SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Do bëni shume përpjekje gjate kësaj jave për ta përforcuar lidhjen qe keni me partnerin. Vërtet mund te lodheni pak, por ne fund do ja dilni mbanë me sukses. Beqaret duhet te kenë kuraje t’ia shprehin ndjenjat atij qe pëlqejnë sepse po nuk e bene as këto dite do e humbin përgjithmonë. Buxheti do jete i qëndrueshëm ditët e para, ndërkohë qe pas te mërkurës situata do filloje te përmirësohet akoma me shume. Mund te blini edhe diçka për qejfin tuaj. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mund te keni probleme me artikulacionet, me kockat dhe me dhembet. Ne pune do iu jepen mundësi te mira për ta treguar veten. Përfitoni dhe keni për te ecur përpara. Jeta familjare do mbetet e qete.
BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar
Do jeni me te disponueshem ndaj partnerit gjate gjithë kësaj jave dhe se bashku me te do bëni edhe gjera qe nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë me pare. Ditët me te bukura do jene ato ne fundjave. Beqaret jo vetëm qe do kenë një njohje te jashtëzakonshme, por do mund te fillojnë edhe lidhje pasionante e emocionuese. Jeta e tyre ka për te ndryshuar njëherë e përgjithmonë. Financat do jene disi me te mira pas një shume parash qe do iu dhurohen nga te afërmit. Shfrytëzojeni për te bere investimet e menduara. Shëndeti do ketë probleme deri ditën e mërkurë, por me pas gjendja do normalizohet. Kujdes sidomos nëse vuani nga veshkat. Ne pune do orientoheni atje ku duhet dhe keni për te arritur me lart nga sa kishit menduar. Familjaret do kenë nevoje për mbështetjen tuaj.
UJORI 21. janar – 19. shkurt
Klima yjore do filloje te ngrohet dite pas dite, megjithatë nuk duhet te prisni ndonjë pasion te zjarrte. Beni gjithmonë atë qe do mendoni si me te arsyeshmen dhe mundohuni te mos e lini për asnjë moment vetëm partnerin. Beqaret do joshin dhe do joshen ne te njëjtën kohe. Ka mundësi qe te fillojnë edhe aventura kalimtare, por mjaft emocionuese. Ne planin financiar do e rigjeni shpejt ekuilibrin dhe do ndiheni plotësisht te qete. Për shëndetin nuk duhet te shqetësoheni aspak pasi gjendja do vazhdoje te jete e mire. Ne pune do gjendeni here pas here përballë vështirësive dhe problemeve, por gjithmonë do gjeni zgjidhjen e duhur. Marrëdhënia me familjaret do jete e ngrohte.
PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Do jepni shume nga vetja këtë jave ju te dashuruarit ne mënyrë qe gjerat mes jush dhe partnerit te ecin sa me mire. Përkujdesi i treguar jo vetëm nga ju, por edhe nga ai qe keni ne krah do jete i adhurueshëm. Beqaret do jene joshës pafund dhe do bëjnë për vete cilindo person qe do pëlqejnë. Fundjava do mbyllet ne çift. Financat ditët e para do jene goxha te trazuara, por pas te enjtes do gjeni zgjidhje interesante. Gjendja shëndetësore ne disa momente do përbëjë probleme. Mund te keni dhimbje veshkash ose stomaku. Ne pune do mundoheni gjate gjithë kohës te arrini majat, por nuk do ja dilni plotësisht. Ne familje do ketë disa konflikte te vogla.