-Jetë dhe Stil

Horoskopi, ja si do të nië java për secilën nga shenjat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:51 - 17/09/18 |
b.f

Dashi

Kur të ktheheni me këmbë në tokë mundohuni të gjeni një mbështetje të sigurt. Sot një shok/shoqe do t’ju bëjë tepër nervoz. Bëni durim sepse do të dilni të fituar.

Demi

Në dashuri duhet të rimendoheni për vendimet që do të merrni. Kontrolloni ushqyerjen tuaj dhe gjendjen shëndetësore. Ndiqni këshillat e dietologëve. Programojeni ditën që mos t’ju ikë duarsh.

Binjakët

Mos kini frikë të “pastroni” zemrën tuaj sa më parë. Sot është koha e duhur për ta bërë këtë. Distanca do t’ju largojë nëse nuk veproni sa më shpejt. Mos jini konfidencial me të gjithë.

Gaforrja

Nuk keni arsye për të qenë xheloz, apo për të bërë gjithçka për të qenë të tillë. Dyshimet tuaja janë krejt të pabaza. Gjithsesi kjo periudhë e paqartë do të kalojë shumë shpjet.

Luani

Një lajm i mirë do të ndriçojë ditën tuaj, sepse do të përjetoni momente vërtet të mrekullueshme e sidomos në dashuri. Kujdes me shpenzimet që do të bëni.

Virgjëresha

Një bazë të mirë e keni krijuar tashmë, edhe pse në një mënyrë të keqe le të themi: keni gjetur pikat e dobëta të personit që e pëlqeni dhe shumë shpejt do ta “godisni” në to për të arritur qëllimin tuaj.

Peshorja

Do të merrni telefonata të rëndësishme. Çdo ditë do të jetë e duhura për të zgjidhur një çështje të cilën e keni në zemër. Mendojini mirë hapat që do të ndërmerrni.

Akrepi

Do të jeni shumë me fat në shitjet apo blerjet që keni ndër mend të bëni. Do të takoheni me persona të rëndësishëm të cilët do t’ju japin besimin e tyre. Në mbrëmje dikush do t’ju bëjë një surprizë.

Shigjetari

Besimi në një moment krize si ky që po jetoni së fundmi do t’ju shpëtojnë nga ndarja e mundshme. Ndaj atyre që mendoni se ju kanë bërë keq mos mbani më mëri, sepse nuk ia vlen.

Bricjapi

Do të bëni një përshtypje shumë të mirë te personat që do të takoni ditën sotme. Ndaj “shfrytëzojeni” mirë këtë mundësi. Lajme të mira për ata që duan të marrin një kredi apo një borxh.

Ujori

Nëse po prisni kthimin e një dashurie sot është dita juaj më me fat për t’u festuar. Jeta në çift do të jetë me ulje e ngritje. Mos u nxitoni për të mbyllur disa punë.

Peshqit

Sot do të ndiheni çuditërisht nervoz. Financat tuaja nuk do të jenë edhe aq të favorshme për të paguar borxhet e së shkuarës. Tregohuni të fortë dhe të vendosur.

Pas