Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Horoskopi i muajit shkurt! Rroftë dashuria për Peshqit

2018/02/02 at 12:20 PM
në -Jetë dhe Stil, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Horoskopi i muajit shkurt! Rroftë dashuria për Peshqit

Dashi – Të lindurit në shenjën e Dashit do të kenë një muaj të bukur, sidomos në pjesën e parë. Në çështjen e ndjenjave, mund të përfitoni nga fuqia e Venusit deri në datën 10 shkurt. Përfitoni nga kjo periudhë e parë e muajit për të mbyllur të gjitha konfliktet me partnerin apo me njerëzit e afërt, pasi do ta keni shumë më të thjeshtë. Të reja interesante priten në sektorin e punës. Falë pozicionit të Mërkurit, deri më 17 shkurt mund të merrni lajme të mira në sektorin profesional, disa të ardhura shtesë ose një mundësi e re. Në këtë muaj do të ndjeni një mirëqënie në të gjitha prioritetet tuaja.


Demi – Muaji shkurt do të testojë durimin tuaj, të paktën në pjesën e parë. Venusi nuk do të jetë aspak në favorin tuaj. Ju që jeni në marrëdhënie nuk do të jeni shumë të lumtur, ndërsa për beqarët takimet e reja do të jenë zhgënjyese. Të paktën deri në datën 10 shkurt pritet një klimë e tillë. Pas datës 10 shkurt do të ndjeni një ndryshim të madh. Shumë prej jush që janë në një marrëdhënie do vendosin disa balanca, se do zgjidhin disa konflikte që ju mundojnë prej kohësh. Për beqarët mund të ketë edhe ndonjë risi interesante në pjesën e dytë të muajit. Në gjysmën e dytë të muajit, edhe në punë do të ndiheni më mirë. Muaji kërkon durimin tuaj.

Binjakët – Pozicioni jo i favorshëm i Marsit, do e bëjë këtë muaj disi të vështirë për ju. Do ndiheni të plogësht dhe pa energji për të ecur përpara. Venusi ju ka kthyer shpinën këtë muaj, dhe për ata që janë në një lidhje kjo përkthehet në debate të vazhdueshme me partnerin. Disa prej jush do kuptojnë gjatë kësaj kohe nëse e duan apo jo vërtetë partnerin. Por në asketin e punës gjërat janë ndryshe. Në pjesën e dytë të muajit mund të merrni edhe ndonjë lajm të mirë të cilin e keni pritur prej kohësh. Frustrimi dhe ndjenjat negative mund t’ju shoqërojnë gjatë muajit, por mos u pezmatoni, sepse të gjitha e kanë një zgjidhje.

Gaforrja – Muaji janar nuk ishte edhe aq i thjeshtë për ju. Mund të jeni gjendur përballë sprovave, sidomos për sa i përket sferës emocionale. Shkurti do të jetë ndryshe. Gjatë këtij muaji do të vëreni një përmirësim të marrëdhënieve familjare dhe sentimentale. Duhet të prisni deri në datën 10 për të vërejtur këto ndryshime. Venusi është në pozicion të favorshëm. Nëse keni pasur konfilte të vazhdueshme me partnerin, gjërat do të qetësohen ndjeshëm pas datës 10 shkurt. Mos e humbisni lehtë durimin. Nga aspekti profesional, prisni lajme të mira duke filluar që nga data 17 shkurt. Kur Mërkuri të jetë i favorshëm në shenjën tuaj, prisni edhe disa të ardhura shtesë.

Luani – Për fat të keq shkurti do të jetë një muaj i vështirë për ju. Do të ndiheni gjatë gjithë kohës sikur jeni në provë. Venusi është në pozicion të kundërt, kështu ju që jeni në lidhje do të vëreni tension mes partnerit. Në aspektin profesional ju pret një muaj stresues dhe rraskapitës. Deri në datën 17 shkurt do të ndiheni shumë të lodhur dhe pa energji. Nuk do keni kohë për asgjë, dhe do ju duket sikur gjërat po shkojnë për keq. Mos u shqetësoni, është vetëm një muaj i vështirë, asgjë serioze.

Virgjëresha – Në pjesën e dytë të muajit shenja juaj do të gjendet përballë vështirësive. Mos e lini veten të përfshiheni nga ankthi, dhe mendojini problemet tuaja si kalimtare. Disa prej jush mund të ndodhen në situata jo të favorshme me partnerin. Disa prej jush mund të gjenden përballë një diskutimi rreth vazhdimësisë së lidhjes. Edhe në sferën profesionale sprovat do të jenë të shumta. Mund të konfliktoheni me kolegët ose me shefat tuaj për shumë gjëra. Mërkuri nuk do ju japë edhe aq favorizim këtë muaj.

Peshorja – Jeni gati për një muaj që nuk ka asgjë të keqe? Ju presin shumë surpriza të këndshme, sidomos në pjesën e parë të muajit. Deri në datën 10 shkurt, Venusi do të favorizojë sferën tuaj të ndjenjave. Do përjetoni ditë plotë me emocione, madje edhe për ata që janë vetëm nuk do jetë e vështirë të realizojnë takime vërtetë premtuese. Pas datësh 17 pritet të bëni hapa të rëndësishëm në pjesën tuaj emocionale. Në punë mos lini t’ju ikë asnjë mundësi. Mund të jeni përballë mundësive interesante. Marsi ju premton energji pozitive gjatë gjithë muajit. Shijojeni.

Akrepi – Mos u dëshpëroni nëse shkurti nuk është muaji më i mirë i mundshëm. Disa plane mund të mos realizohen gjatë këtij muaji dhe kjo mund t’ju mërzisë disi. Mund të ndiheni nervoz vazhdimisht, pasi edhe punët me partnerin mund të jenë disi të tensionuara gjatë këtij muaji. Në ditët e para të muajit do të vërehen më shumë këto ndjesi negative. Por mbani parasysh që zgjidhjet e problemeve mund të vijnë te ju atëherë kur më pak e prisni. Mërkuri do ju favorizojë për të bërë aleanca të mira. Mos u shqetësoni për ndodhitë negative, sepse ditë më të bukura ju presin gjatë gjithë vitit.

Shigjetari – Marsi është në favorin tuaj gjatë gjithë muajit. Ky planet do ju japë shumë forcë dhe energji. Të gjitha problemet që kërkojnë vendosmëri do të jenë më të thjeshtë për të marrë zgjidhje. Në fushën sentimentale nuk do të jetë aq e thjesht, sepse Venusi do ju sjellë disa pengesa. Për çiftet mund të lindin disa tensione nga hiçi. Në punë përfitoni deri në datën 17 shkurt, pasi më vonë gjërat mund të vështirësohen shumë për ju.

Bricjapi – Një periudhë e gjatë force nis për shenjën tuaj. Një Venus shumë i bukur bekon sferën tuaj të dashurisë gjatë këtij muaji. Viti 2018 do të jetë në përgjithësi shumë i suksesshëm për ju. Për personat që janë çift parashikohen ditë shumë të lumtura përkrah njëri-tjetrit. Një muaj me emocione të mëdha. Pas datës 17 duhet të punoni fort për një projekt që pret finalizimin në muajt në vazhdim. Planetet janë me ju.

Ujori – Muaji shkurt do të jetë vërtetë i madh për ju. Venusi parashikon ditë plotë pasion ndërsa për beqarët surprizat do të jenë të shumta. Mund të takoni njerëz me të cilët do të krijoni marrëdhënie të qëndrueshme dhe shumë premtuese. Ju që jeni në një lidhje, do të ndjeni shumë siguri me njëri-tjetrin. Do ndiheni sikur sapo jeni lidhur. Në punë gjërat do të ecin vaj. Në fund të fundit është periudha e ditëlindjes, nuk ka se si të shkojë keq. Shijojeni Ujor.

Peshqit – Koha juaj po vjen! Shkurti do t’ju sjellë aq shumë lajme dhe mundësi të mrekullueshme në çdo front, si nga dashuria deri tek puna. Në dashuri ju vetëm duhet të prisni për datën 10 që tashmë të ndjeni ndryshimin! Që nga ajo datë, Venusi do të hyjë në shenjën tuaj dhe do t’ju japë shumë emocione: nëse jeni ende i vetëm ju mund të takoni dikë me të vërtetë të veçantë, por nëse jeni në çift do të shihni se pasioni kthehet! Në frontin e punës, megjithatë, duhet të prisni deri në 17 për të parë rezultate konkrete: duke filluar që nga ajo datë, askush nuk do të jetë në gjendje t’ju ndalë, do të jeni vërtet të pandalshëm! Në gjithë këtë, Marsi i pafavorshëm mund t’ju shkaktojë lodhje pak më shumë …/Opinion.al

Etiketa: horoskopishenjashkurt


Ju sugjerojmë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
Kryesore

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së

14 Korrik, 2026 12:08 pm
Para
E fundit/ Arrestohen me dhunë familjarët që kundërshtojnë shembjen e shtëpisë (foto)

E fundit/ Arrestohen me dhunë familjarët që kundërshtojnë shembjen e shtëpisë (foto)

Prishja e shtëpive në Liqenin e Thatë, Malltezi sulmon Ramën: Dyfytyrësia e kryeministrit për ndërtimet

Prishja e shtëpive në Liqenin e Thatë, Malltezi sulmon Ramën: Dyfytyrësia e kryeministrit për ndërtimet

Foto/ Ja si e sheh Ylli Manjani kryeministrin Rama: I vetëm në krye të govatës

Manjani: Ja çfarë tregon firmosja me shpejtësi e urdhërit të ekstradimit për Nazer Seitaj. Gjonaj pjesë e skenarit
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}