Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Horoskopi 23 nëntor 2016

2016/11/23 at 8:44 AM
në -Jetë dhe Stil, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Horoskopi, 12 Shtator 2016

Dashi – Pas një periudhe të vështirë është e kuptueshme që ju nevojitet pak kohë për të shëruar egon, por sot është koha që të merrni gjërat nën kontroll dhe t’i riktheheni jetës. Do të keni ide shumë të mira dhe të tjerët do të duan t’i dëgjojnë. Mos shpenzoni kohë duke qëndruar i veçuar vetëm sepse keni frikë se ata që ju rrethojnë nuk do të pëlqejnë atë çfarë keni për të thënë.


Demi – Të qenit të rezervuar dhe të kujdesshëm është diçka shumë e mire, kur bëhet fjalë për të njohur një koncept, person apo vend të ri. Sot bëni mirë të tregoheni të kujdesshëm, që tek temperatura e kafes e deri tek mënyra sesi komunikoni me kolegët.

Binjakët – Nuk mund të ndihmoni gjatë gjithë kohës të tjerët, ka ardhur momenti të ndihmoni veten. Ndonjëherë nuk është keq të tregoheni egoist, kur vjen puna për t’i njohur vetem meritat. Nuk është e nevojshme të bëni gjëra të tepruara, mjafton që të vini veten përpara të tjerëve në disa raste.

Gaforrja – Të qenit diplomatikë është pozitive, por nuk mund të lejoni që kjo t’ju pengojë për të arritur atë që dëshironi. Është mirë kur i merrni frerët në dorë dhe qëndroni stoikë për atë që dëshironi. Jo vetëm që të tjerët do t’ju shohin me sy tjetër, por edhe situatat do të kthehen në favorin tuaj. Dikush është në kërkim të një personi të aftë në punë dhe ju mund të jeni kandidati perfekt.

Luani – Të qëndruarit në shtëpi do t’ju sjellë një kënaqësi të veçantë sot, madje edhe rregullimet që do të bëni. Shfrytëzojeni ditën për të bërë gjërat që kishit kohë që i neglizhonit. Kjo dëshirë e madhe për të qëndruar larg botës vjen pasi dita do të jetë e karakterizuar nga një qetësi e veçantë e gjëra të thjeshta.

Virgjëresha – Sot më shumë se kurrë miqtë dhe familja do t’ju mbushin me frymëzim dhe sot do të ndiheni të motivuar e plot energji. Është momenti i duhur që t’i falenderoni ata për mbështetjen dhe përkushtimin. Madje nuk do të ishte keq nëse do të organizonit diçka të veçantë për t’i bërë të gjithë bashkë.

Peshorja – Njerëzit me të cilët do të punoni do të jenë tepër agresivë sot ndaj nëse jeni në konkurencë bëni mirë të mos e humbisni ritmin. Të qenit fitimtar është shumë më e rëndësishme, një ndjenjë që kishit kohë që nuk e provonit. Sakrifikoni nëse duhet. Është momenti për t’i marrë gjërat seriozisht dhe për të luftuar për atë që dëshironi.

Akrepi – Mënyra më inteligjente për t’u përballur me një konflikt sot do të jetë fokusimi në marrëdhënien që fshihet pas tij, jo çështjen konkrete. Konsumimi i një bisede të thellë dhe të vështirë, të fokusuar vetëm tek ajo që ju dëshironi të thoni apo çfarë doni të arrini nuk është aspak mënyra e duhur. Duhet të keni gjithnjë parasysh me kë po bisedoni dhe çfarë rëndësie kanë ata për ju. Respektojini marrëdhëniet përtej prioriteteve tuaja dhe gjithçka do të zgjidhet.

Shigjetari – Sido të jetë humori juaj sot është mirë që të mos e fshihni dhe të pyesni përse. Të ngecurit në rutinë është e lehtë dhe nëse gjërat shkojnë siç dëshironi bën që të ndiheni padyshim mirë. Por sigurisht rutina rrezikon që jeta të bëhet monotone ndaj bëni mirë t’i miksoni gjërat. Ka shumë gjasa që të zbuloni diçka të re rreth vetes në proces e sipër.

Bricjapi – Nëse fokusoheni më shumë seç duhet tek një person i vetëm rrezikoni që të humbi mundësi të mira që mund t’ju ofrohen. Një varietet njerëzish mund t’ju ndihmojë që të realizoni qëllime apo ëndrra që keni, ndaj nuk keni pse fokusoheni vetëm tek një njeri. Nga ana tjetër nëse i injoroni të gjithë rrezikoni që ata të ofendohen. Edhe nëse po përpiqeni të bëni për vete dikë, mënyra më e mirë është që ta flisni me miqtë.

Ujori – Sot do të takoni njerëz interesantë të cilët mund të jenë burim frymëzimi. Është momenti që të mos mendoni më që nuk mund t’ia dilni dhe të rrezikoni pak më shumë në jetë. Tregohuni më guxues dhe dilni nga zona e komfortit, ku qëndroni prej kohësh.

Peshqit – Një prej miqve më të afërt po shndërrohet në një tjetër person. Sjellja e tyre e matur do të ndryshojë papritur për t’u kthyer në një person guxues dhe plot energji. Arsyeja është e panjohur, por situata mund të mbetet e tillë. Mos u lodhni kot me pyetje, pasi nëse nuk duan të përgjigjen nuk do ta bëjnë një gjë të tillë. Respektoni limitet dhe jepini hapësirë të tjerëve./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

29 Qershor, 2026 10:46 pm
Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja
Aktualitet

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja

29 Qershor, 2026 8:46 pm
Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë
Bota

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

29 Qershor, 2026 8:46 pm
Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike
Aktualitet

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

29 Qershor, 2026 7:37 pm
Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë
Bota

Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë

29 Qershor, 2026 7:03 pm
Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren
Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren

29 Qershor, 2026 5:33 pm
“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt
Aktualitet

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt

29 Qershor, 2026 4:36 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

29 Qershor, 2026 4:30 pm
“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Kronikë

Protestat qytetare kundër qeverisë, Policia procedon penalisht 31 persona

29 Qershor, 2026 4:21 pm
Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun
Politikë

Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun

29 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Moti/Vazhdojnë ditët me diell edhe në vjeshtë, ja temperaturat në fundjavë

Parashikimi i motit për sot, 23 nëntor 2016

Lëviznin me automatik nëpër Tiranë, kapen dy të rinj

Lëviznin me automatik nëpër Tiranë, kapen dy të rinj

Të gjitha rezultatet/ Natë e “çmendur” në Champions League, 27 gola, 7 penallti e shumë kartona

Të gjitha rezultatet/ Natë e “çmendur” në Champions League, 27 gola, 7 penallti e shumë kartona
















TE FUNDIT

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
29 Qershor, 2026

Numri i viktimave nga dy tërmetet e njëpasnjëshme që goditën javën e kaluar Venezuelën është rritur në 1.719, tha presidenti...

Lexo më shumë

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja
29 Qershor, 2026

Edhe këtë të hënë qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 30-të e saj. Grumbullimi i protestuesve...

Lexo më shumë

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë
29 Qershor, 2026

Rusia mund të nisë një fushatë “të kufizuar” ushtarake kundër një shteti të NATO-s vetëm një vit pasi të ketë përfunduar...

Lexo më shumë

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike
29 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë protesta e 30-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Tashmë e kthyer në traditë, qytetarët u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}