Autoritetet në Hong Kong mësohet se kanë miratuar me urgjencë një ligj, prej të cilit protestuesve u ndalohet të veshin maska.
Kryeministrja e Hong Kongut Carrie Lam ka theksuar se ky ligj synon që “të kthejë paqen” në kohën kur rendi publik “është në rrezik”.
Protestat në Hong Kong kanë nisur prej disa muajsh fillimisht, kundër një ligji për ekstradimin, e cili më pas është tërhequr.
Protestat më pas janë zgjeruar në një fushatë kundër Kinës pasi sipas protestuesve, Pekini po e rrit gjithnjë e më shumë ndërhyrjen në autonominë e Hong Kongut.
Ligji i ri ndonëse nuk pritet të miratohet zyrtarisht nga legjislatura e Hong Kongut deri në mes të tetorit, do të hyjë në fuqi mesnatën e sotme./Opinion.al/