Presidenti amerikan, Barack Obama ka arritur në Dallas ku po merr pjesë në homazhet për nder të policëve të rënë disa ditë më parë në një protestë paqësore në këtë qytet.
Kjo është hera e 11-të që Obama e viziton një rajon të SHBA-ve pas një tragjedie që përfshinë sulme me armë zjarri.
Vizita po realizohet në një kohë të rritjes së tensioneve racore në SHBA, pasi dy afrikano-amerikanë janë vrarë nga policia, ku edhe po protestohej në Dallas derisa u kry sulmi.
Me qëllim që ta realizojë këtë vizitë, Barack Obama e ka shkurtuar turneun evropian javën e kaluar pasi mori pjesë në samitin dy ditor të NATO-s, në Varshavë, transmeton REL.
Së bashku me Presidentin Obama, në aeroplanin presidencial “Air Force One” kanë udhëtuar edhe kundërshtar politik të tij, përfshirë Senatorin e Teksasit, Ted Cruz, me qëllim të lihen anash ndasitë në kohë tragjedish si ajo e Dallasit.
Në homazhet për policët e vrarë po merr pjesë edhe ish Presidenti amerikan, Xhorxh Bush i Riu.