Holta Zaçej do të qëndrojë në detyrë si anëtare e Gjykatës Kushtetuese deri në muajin Mars të 2025-ës. Zaçej zëvendësoi në këtë detyrë Vitore Tushën, e cila qëndroi jashtë mandatit të saj që prej vitit 2017.
Ditën e djeshme, Zaçaj njoftoi sot se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të përcaktuar afatin e përfundimit të mandatit të saj.
Nëpërmjet një deklarate ajo bëri të ditur se duke qenë se as dispozita kushtetuese dhe as vendimi i Gjykatës së Lartë për zgjedhjen në detyrë të gjyqtares kushtetuese, nuk ka një datë të përcaktuar për përfundimin e kësaj detyre, si afat fundor i ushtrimit të detyrës do të duhet të konsiderohet fundi i vitit 2025.
Në këtë mënyrë, ajo hodhi poshtë aludimet se duhet të kishte shpallur tashmë përfundimin e mandatit të saj.
Ndërkohë, Gjykata e Lartë ka hapur procedurat për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese me mandat të plot 9-vjeçar.