Kronikë

Hodhi foshnjën në lumë, si u alarmuan misionaret e kishës pasi panë nënën pa fëmijën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:23 - 07/01/23 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me ngjarjen tronditëse të ndodhur në Shkodër, ku një nënë hodhi në lumë foshnjën e saj disaditëshe.

Sipas informacioneve, alarmin për zhdukjen e foshnjës së porsalindur që u gjet i pajetë në lumin Kir e kanë dhënë misionaret e kishës katolike që kujdeseshin për 32-vjeçaren Orjana Gremi.

E reja pas kryerjes së krimit, në gjendje të rënduar ka shkuar pranë murgeshave dhe ka treguar për që ka hedhur fëmijën në lumë. Pas rrëfimit të 32-vjeçares, murgeshat kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Sipas të dhënave të para Orjana Gremi rezulton e lindur në Fier dhe ka jetuar në Shkodër tek dajat e saj.

Ajo ka rrëfyer se aktin e rëndë e ndërmori pasi ishte e vetme dhe nuk kishte me çfarë ta mbante fëmijën.

32-vjeçarja e pamartuar solli në jetë fëmijën më 30 dhjetor dhe doli nga spitali më 4 janar pasi kishte kryer të gjitha procedurat, madje edhe për përfitimin e bonusit si nënë e re.

 

Pas