Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia/ Vajza i fut thikën të dashurit: “Do bëjmë dashuri sipas metodës sime”

2016/11/13 at 5:45 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia/ Vajza i fut thikën të dashurit: “Do bëjmë dashuri sipas metodës sime”

Një 20-­vjeçare nga Mirdita ka përfunduar në gjyq, pasi akuzohet për “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Ngjarja për të cilën akuzohet Manjola Gj. ka ndodhur në muajin shkurt të këtij viti në Kodër Rrëshen të Mirditës.

E reja qëlloi me thikë 24­vjeçarin Severjan Tusha. Fillimisht, policia lokale raportoi se ngjarja në fjalë ka ndodhur pasi djali kishte tentuar ta përdhunonte atë, ndërsa vajza kishte vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. Por, hetimet bënë që ngjarja të merrte një rrjedhë tjetër. Burime pranë hetuesve të çështjes pohuan për “Gazeta Shqiptare” se vajza kishte shkuar me dëshirën e saj në pyll dhe kishte rënë dakord për të kryer marrëdhënie seksuale me djalin, por çdo gjë do të bëhej sipas dëshirës së saj. Pas plagosjes, Tusha u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Ndërsa vajza kishte marrë dëmtime të lehta në trup dhe u dërgua në spitalin e Rrëshenit, ku ndodhej jashtë rrezikut për jetën.

HETIMET

Hetimet për këtë ngjarje u zhvilluan nga Prokuroria e Lezhës, ku ka rezultuar dhe është provuar se dy të rinjtë kanë rënë dakord për të kryer marrëdhënie seksuale, pasi kanë pasur lidhje me njëri­tjetrin. Gjatë bisedave që ata kanë zhvilluar me njëri­tjetrin, vajza i ka thënë: “Do bëjmë dashuri sipas metodës sime”. Djali ka pranuar kushtet e vajzës dhe në momentin që kanë shkuar në Kodër Rrëshen, 20­vjeçaria e ka lidhur djalin me natriban pas peme. Më pas, vajza i ka mbyllur gojën dhe ka nxjerrë nga çanta thikën që kishte marrë me vete duke e qëlluar 7 herë 24­ vjeçarin Severjan Tusha. Ky i fundit mori plagë të rënda në disa pjesë të trupit, por për një moment mundi të shkëputej prej pemës. Në momentin që djali është liruar, ia ka marrë vajzës thikën nga dora dhe ka tentuar të largohej prej aty, por është ndihmuar nga banorët e zonës. Gjithashtu, në sajë të hetimeve dhe nga dëshmitë që dy të rinjtë kanë pohuar, ka rezultuar se arsyeja e goditjes me thikë ka qenë se vajza dhe djali kanë debatuar. Për një moment, Manjola Gj. është irrituar, pasi djali i ka thënë se donte të martohej me të. “Të dua për bashkëshorte”, i ka thënë ai vajzës. Ndërkaq, burimet e sipërpërmendura thanë më tej për gazetën se dosja në ngarkim të 20­ vjeçares ka përfunduar në gjykatë 4 ditë më parë dhe tashmë pritet që togat e zeza të vendosin dënimin ndaj saj. Ndërsa, edhe pse fillimisht u raportua se 24­vjeçari Severjan Tusha akuzohej për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, e mbetur në tentativë, hetimi ndaj tij është pushuar, pasi nuk është provuar një pretendim i tillë i ngritur nga ana e vajzës. Kjo, pasi nga hetimet kishte rezultuar se dy të rinjtë kishin pasur lidhje me njëri­tjetrin. Më herët, gjatë seancës gjyqësore, vajza u la në masën e sigurisë “Ar rest shtëpie”, ndërsa djali në “Detyrim paraqitje”. NGJARJA Dy të rinjtë ishin nga i njëjti fshat dhe në datë 9 shkurt janë takuar me njëri­tjetrin në pyll. Në atë moment ka ndodhur edhe plagosja, ku djali mbeti pothuajse pa ndjenja. Ashtu i gjakosur është munduar të largohet nga pylli për t’u dërguar më pas në spital nga banorët e zonës. Në atë kohë, vajza kishte pohuar në polici se ishte ajo që e kishte plagosur, pasi i riu kishte tentuar ta përdhunonte. Po ashtu, 20­ vjeçarja kishte treguar për uniformat blu se e mbante gjithmonë me vete thikën nga frika se mund t’i ndodhte ndonjë gjë e keqe kur shkonte në pyll për punët e përditshme, që ishin edhe pjesë e jetës në fshat. (Gazeta Shqiptare)

Ju sugjerojmë

Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës
Politikë

Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës

17 Maj, 2025 6:49 pm
Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!
Bota

Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!

17 Maj, 2025 6:43 pm
Projekti në Sazan, Jared Kushner zbulon si vendosi të investonte në Shqipëri
Kryesore

Projekti në Sazan, Jared Kushner zbulon si vendosi të investonte në Shqipëri

17 Maj, 2025 6:31 pm
Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe
Politikë

Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe

17 Maj, 2025 6:11 pm
OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierët
Aktualitet

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierët

17 Maj, 2025 6:04 pm
Pas kaosit disamujor, rumunët bëhen gati ta zgjedhin presidentin
Bota

Pas kaosit disamujor, rumunët bëhen gati ta zgjedhin presidentin

17 Maj, 2025 5:35 pm
Gjekmarkaj feston ditëlindjen në Parkun Olimpik, surprizohet me tortë nga deputetja
Politikë

Gjekmarkaj feston ditëlindjen në Parkun Olimpik, surprizohet me tortë nga deputetja

17 Maj, 2025 5:06 pm
Tornadot godasin dy shtete të SHBA-së, raportohen viktima dhe të plagosur
Bota

Tornadot godasin dy shtete të SHBA-së, raportohen viktima dhe të plagosur

17 Maj, 2025 4:45 pm
Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit
Bota

Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

17 Maj, 2025 4:29 pm
Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri
Aktualitet

Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri

17 Maj, 2025 4:03 pm
Para
Thomas Muller i mërzitur: “San Marino-Gjermani, nuk ka lidhje me futbollin”

Thomas Muller i mërzitur: "San Marino-Gjermani, nuk ka lidhje me futbollin"

Video/ Mossad i mbante nën vëzhgim, celula e arrestuar e ISIS në përgjim prej një viti

Video/ Mossad i mbante nën vëzhgim, celula e arrestuar e ISIS në përgjim prej një viti

Video/ Ja si festuan si të çmendur futbollistët izraelitë në dhomat e zhveshjes

Video/ Ja si festuan si të çmendur futbollistët izraelitë në dhomat e zhveshjes

TE FUNDIT

Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës

Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës
17 Maj, 2025

Teksa në tetë qarqe vijon numërimi i votave nga Greqia, duket se ka pasur një tension mes palëve në Parkun...

Lexo më shumë

Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!

Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!
17 Maj, 2025

Pas vizitës zyrtare në Tiranë, presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar në rrjet sociale, ku shpreh falënderimet e tij për...

Lexo më shumë

Projekti në Sazan, Jared Kushner zbulon si vendosi të investonte në Shqipëri

Projekti në Sazan, Jared Kushner zbulon si vendosi të investonte në Shqipëri
17 Maj, 2025

Jared Kushner, dhëndëri i presidentit amerikan Donald Trump, nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”, ishte i pranishëm...

Lexo më shumë

Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe

Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe
17 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga Greqia për subjektet zgjedhore në katër qarqe kryesisht Kukës, Durrës, Tiranë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com