Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia/ Si i vodhi arkëtari 100 mijë euro nga banka e tij pranë Kopshtit Botanik

2018/09/09 at 8:03 PM
në Kronikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Historia/ Si i vodhi arkëtari 100 mijë euro nga banka e tij pranë Kopshtit Botanik

Më 2 shtator të vitit 2014, Policia e Tiranës njoftoi se filiali i një banke të nivelit të dytë ishte vjedhur në periudha të ndryshme kohore nga një prej punonjësve. Bëhej fjalë për një filial që ndodhej pranë Kopshtit Botanik, te zona e Liqenit Artificial. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se nga verifikimet e vetë bankës rezultoi të ishin vjedhur afro 100 mijë euro. Kjo ishte shuma totale e tërhequr nga arka dhe ATM e bankës, në euro, dollarë e lekë, nga arkëtari Besmir Laja, i cili nuk u arrit të gjendej nga Policia dhe u shpall në kërkim.

Ndërsa Policia arrestoi punonjësen e kësaj banke, shtetasen me iniciale B.D., e cila më pas u shpall e pafajshme dhe u lirua, si dhe filloi procedimi penal për drejtorin F.Z., që po ashtu u shpall i pafajshëm. Në atë kohë ata akuzoheshin për shpërdorim detyre, pasi me mosveprimet e tyre dyshoheshin se kishin lejuar arkëtarin e bankës që të vjedhë para nga arka dhe ATM, në periudha të ndryshme kohore. Ndërsa vetë punonjësi që ka kryer vjedhjen e shumave të konsiderueshme të parave, Besmir Laja, në atë kohë 29 vjeç, nuk ishte gjetur në banesë dhe për këtë arsye u bë shpallja e tij në kërkim policor. Burime nga Antikrimi Ekonomik i Tiranës shpreheshin 4 vjet më parë se ngjarja ishte zbuluar nga auditi i brendshëm i bankës, që kishte konstatuar mospërputhje të parave në procesverbalet e deklaruara në filialin qendror, me atë që tregonte gjendjen e parave në bankë dhe ATM.

Pasi ishin verifikuar kamerat e sigurisë së brendshme dhe të jashtme të bankës, ishte zbuluar se kush ishte përgjegjësi i vjedhjes. Laja u hetua dhe u gjykua në mungesë për veprën penale të vjedhjes përmes shpërdorimit të detyrës. Policia njoftonte zyrtarisht se nga hetimet e kryera, shtetasi Besmir Laja dyshohej se kishte vjedhur në këtë bankë, në kohë të ndryshme shumat e parave përkatësisht, 7 280 012 lekë, 32 900 euro dhe 18 080 dollarë amerikan.

Këto shuma parash, ai i kishte tërhequr nga arka e bankës, ndërsa kishte vjedhur edhe shumën prej 510 000 lekë nga depozita e bankomatit. Gjithsej, duke kryer konvertimin e valutës në lekë, rezultonte që arkëtari Laja kishte vjedhur 13 694 012 lekë nga arka dhe duke i shtuar edhe vlerat e vjedhur nga ATM, shuma shkonte në 14 204 012 lekë të rinj./ Panorama


Etiketa: bankabankomatBesmir Lajavjedhjavjedhje


Ju sugjerojmë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Kronikë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

6 Shkurt, 2026 5:42 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Parandalohet atentati në Konispol, shoferi pikas tritolin në sendiljen e makinës

6 Shkurt, 2026 10:51 am
Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar
Kronikë

Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar

6 Shkurt, 2026 8:57 am
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni
Kronikë

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

5 Shkurt, 2026 3:45 pm
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t
Kronikë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t

5 Shkurt, 2026 3:35 pm
“Na humbën 200 mijë euro!” Vrasësit u mërzitën për arrestimin e Sokol Sanxhaktarit
Kronikë

“Na humbën 200 mijë euro!” Vrasësit u mërzitën për arrestimin e Sokol Sanxhaktarit

5 Shkurt, 2026 2:27 pm
Arrestohet 14-vjeçari në Tiranë, dyshohet se kreu 150 vjedhje
Kronikë

Arrestohet 14-vjeçari në Tiranë, dyshohet se kreu 150 vjedhje

5 Shkurt, 2026 2:17 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

I mituri qëllon me thikë 34-vjeçarin në Korçë

5 Shkurt, 2026 12:47 pm
Protestë/ Banorët e Rrjollit mblidhen para SPAK për tjetërsimin e pronave
Kronikë

Protestë/ Banorët e Rrjollit mblidhen para SPAK për tjetërsimin e pronave

5 Shkurt, 2026 12:23 pm
Ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen, Prokuroria e Durrësit nis hetimet
Kronikë

Ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen, Prokuroria e Durrësit nis hetimet

5 Shkurt, 2026 12:16 pm
Para
Ja ç’kanë parashikuar yjet për ju sot

Këshillat që duhet të ndjekin secila nga shenjat e horoskopit për shtatorin

Kjo shenjë e horoskopit bën çdo gjë, asgjë nuk është e pamundur për të

Tradhtar apo besnik? Zbulojeni nga shenja e tij e horoskopit

E fundit/ E godet me sende të forta, ish-dhëndrri plagoset nga ish-vjehrri i tij

E fundit/ E godet me sende të forta, ish-dhëndrri plagoset nga ish-vjehrri i tij
















TE FUNDIT

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
6 Shkurt, 2026

Pas një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin...

Lexo më shumë

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
6 Shkurt, 2026

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot nga Foltorja me demokratët e degëve 8 dhe 10, se vendimi i Gjykatës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com