Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia/ Emigranti shantazh gruas së martuar: “Para dhe seks, ndryshe të publikova fotot intime”

2017/05/01 at 12:01 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia/ Emigranti shantazh gruas së martuar: “Para dhe seks, ndryshe të publikova fotot intime”

Miqësia virtuale në rrjetet sociale në internet mes një emigranti shqiptar në Greqi dhe një gruaje të martuar në një qytet bregdetar në Shqipëri është pasuar me një histori gjobëvënieje dhe një dënim me burg për të parin.


“Kthesa” e fortë ka ndodhur kur gruaja, nënë e dy fëmijëve, ka kërkuar të ndërprisnin komunikimin. Ngjarja ka ndodhur në muajt qershor­-korrik 2016 kur emigranti Alfred Sahitaj ka hapur një adresë denigruese me emrin e saj në “Facebook”, ku ka publikuar foto intime dhe ka kërcënuar se do t’ua dërgonte miqve të saj. Gjatë vazhdës së kërcënimeve, ku i ka kërkuar edhe marrëdhënie seksuale, Sahitaj i ka marrë asaj dhe një shumë prej 300 eurosh. Kallëzimi i të dëmtuarës e çoi emigrantin 27­ vjeçar si të pandehur në Gjykatën për Krimet e Rënda. Ai u deklarua i fajshëm për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe u dënua me 2 vjet burg. Vendimi u kundërshtua në Apel, ku pak ditë më parë një Kolegj Penal, i kryesuar nga gjyqtari Gurali Brahimllari, la në fuqi fajësinë, por vendosi për të një masë dënimi më të butë, 1 vit e 8 muaj burg.

HISTORIA

Referuar vendimit të fajë­sisë për Sahitajn, një kopje e të cilit zotërohet nga “Panorama”, rreth muajve qershor – korrik të vitit 2016 kallëzuesja E. ka hapur një adresë në rrjetin social “Instagram”, me emrin e saj. Ndër të tjera ajo ka marrë ftesë për ta pranuar si shok edhe nga i pandehuri Alfred Sahitaj, i cili kishte adresën “fredos kuks…”. Kallëzuesja e ka pranuar ftesën dhe mes tyre ka pasur komunikime. Në ditët e fundit të muajit korrik, rezulton se kallëzuesja ka dashur të ndërpresë kontaktet me të pandehurin, sepse jo vetëm është ndierë e bezdisur nga thirrjet e herëpashershme të tij, por edhe sepse nuk i ka pëlqyer më tej biseda me të.

I pandehuri Alfred ka insistuar në vazhdimin e lidhjes elektronike e vijimin e bisedave me të, por kallëzuesja e ka bllokuar komunikimin.

PROFILI “E… KURVA” NE FACEBOOK

Në këtë kohë, në ditët e fundit të korrikut 2016, i pandehuri Alfred, duke përfituar nga marrëdhënia e krijuar me kallëzuesen, ka arritur të hapë një faqe në “Facebook”, në emër të saj, madje me shprehje ofenduese, duke e emërtuar faqen “E… Kurva”, në të cilën ka publikuar foto intime të kallëzueses. Pasi është njohur me këtë fakt, rezulton se kallëzuesja ka rihyrë në kontakte me të pandehurin, duke kërkuar prej tij që të fshijë fotot e të mbyllë adresën e hapur prej tij, por përgjigjja e të pandehurit ka qenë mohuese, madje e ka kërcënuar se fotot e saj do t’i shpërndante tek adresat e të gjithë miqve të saj.

GJOBA 300 EURO

Insistimit të kallëzueses për të mos i hapur probleme edhe për faktin se është e martuar e më fëmijë, i pandehuri Alfred i është përgjigjur me kërkesën e dërgimit të një shume parash në euro, në këmbim të fshirjes së fotove. Pas debatesh mes tyre, rezulton se kallëzuesja, me qëllimin që t’i japë fund kësaj situate, provohet se ka pranuar kërcënimin e të pandehurit Alfred dhe dërguar në adresën e dhënë prej tij, në Greqi, nëpërmjet një agjencie transferimi parash, shumën prej 300 eurosh, duke paguar edhe komisionin prej 22 eurosh. Këtë vlerë i pandehuri Alfred pohon se e ka tërhequr. I pandehuri, me qëllimin e përfitimit pasuror, ka insistuar në vijimin e lidhjes mes tyre, madje edhe i ka kërkuar kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Kundërshtimit të kallëzueses, i pandehuri i është përgjigjur duke e kërcënuar përsëri me publikim të fotove në adresën e mëparshme të hapur prej tij.

MESAZHET NE FACEBOOK

Kjo situatë ka sjellë revoltimin e kallëzueses, e cila jo vetëm që ka refuzuar vijimin e kontaktit, por i ka bërë të qartë që nuk do ta paguante më tej. Në një nga SMS­-të që ajo ka shkëmbyer në “Messenger”, të rrjetit “Facebook” me të pandehurin, i ka thënë ndër të tjera: “ore ça ke me mua …më lër rehat në shtëpinë time, pse më bje më qaf, të dhash lekët e mbyllëm atë muhabet, ça do tani s’e kuptoj, u betove për vëllanë… po të them mos e zgjat më këtë muhabet do më detyrosh t’u them burrit dhe vëllezërve, më bëri presion do t’u them…”, ndërsa i pandehuri Alfred Sahitaj i përgjigjet: “ouuuu, ok thuj pra ta shohim kush jam un e kush je ti. Klm”. Pas këtij momenti, e dëmtuara ka njoftuar bashkëshortin për ngjarjen dhe ka bërë kallëzim në Polici. /Panorama.al Armand Bajrami



Ju sugjerojmë

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
Aktualitet

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

21 Janar, 2026 6:33 pm
Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha
Kronikë

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha

21 Janar, 2026 6:29 pm
Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

21 Janar, 2026 6:02 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
Kryesore

Shkarkime dhe emërime në disa institucione, çfarë ka vendosur Këshilli i Ministrave

21 Janar, 2026 5:58 pm
Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA
Bota

Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA

21 Janar, 2026 5:09 pm
Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë
Aktualitet

Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë

21 Janar, 2026 5:06 pm
Nga projektet e naftës tek pasuritë minerale/ 7 pikat e marrëveshjes Ukrainë-SHBA
Bota

Trump zyrtarizon takimin me Zelenskyn, liderët do të takohen të enjten në Davos

21 Janar, 2026 5:01 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes

21 Janar, 2026 4:58 pm
Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
Bota

Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën

21 Janar, 2026 4:48 pm
Groenlanda, Trump: Nëse na thoni po do jemi mirënjohës, nëse thoni jo do ta kujtojmë
Bota

Groenlanda, Trump: Nëse na thoni po do jemi mirënjohës, nëse thoni jo do ta kujtojmë

21 Janar, 2026 3:59 pm
Para
Horoskopi, 3 Prill 2016

Horoskopi, 1 Maj 2017

Transaksionet e DIA-s, ja çfarë tha Dritan Prifti për Agron Çelën

Kundërshtari i Metës, ish-ministri Prifti po kalon një sëmundje të vështirë

Analiza/ A do të mbetet Franca në Europë?

Çfarë po ndodh me Europën e Bashkuar? Pas Brexit vjen Frexit...
















TE FUNDIT

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
21 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë mbrëmje në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me vajzën e Presidentit amerikan,...

Lexo më shumë

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha
21 Janar, 2026

Apeli i GJKKO-së ka ndryshuar masën e caktuar për ish-zyrtarin e Bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha. Gjykata e Apelit të...

Lexo më shumë

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën
21 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë kërkesë zyrtare edhe Selisë së Shenjtë në Vatikan që të bëhet pjesë e Bordit të...

Lexo më shumë

Shkarkime dhe emërime në disa institucione, çfarë ka vendosur Këshilli i Ministrave

Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
21 Janar, 2026

Këshilli i Ministrave ka vendosur miratuar disa emërime dhe lirime nga detyra në institucione të rëndësishme shtetërore. Vendimet prekin poste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com