Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e Nuredin Beut, politikani shqiptar që mori vëmendje kur zbriti në SHBA

2021/11/24 at 8:58 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia e Nuredin Beut, politikani shqiptar që mori vëmendje kur zbriti në SHBA

Nga Auron Tare

Disa vite me pare, në New York dhe Washington DC, prezantova në Explorer Club dhe National Geographic, projektin e kerkimeve nënujore ne Shqiperi. Meqenëse rruga me shpuri prane ketyre qendrave te njohura boterore te explorimeve dhe kerkimeve historiko/gjeografike, u mundova të shihja çfare mbanin arkivat e tyre per Shqiperine e dikurshme.

Shume pak. Megjithate nder te tjera gjeta disa foto dhe shenime ne arkivin e “National Geographic” per nje shqiptar shume pak te njohur tek ne, por qe ne kohen e tij ishte pritur ne New York si nje personalitet i rendesishem europian.

I kam ruajtur keto foto duke shpresuar se nje dite do te mund te shkruaj me gjate per Nuredin Bej Vloren, vlonjatin e shquar por pak te njohur, i cili ne udhetimin e tij ne Boten e Re duhet te jete i pari shqiptar i pritur deri me sot me kuriozitetin dhe zhurmen mediatike me te madhe ne Amerike.

Askush nga politikanet tane nuk ka mundur te tejkaloje kuriozitetin mediatik te Nuredin Bej Vlores i cilesuar ne ate vizite si “princ i Shqiperise”, titull ky shume i çuditshem per nje personash i cili nuk kishte asnje status politik.

Ende pa zbritur nga kuverta e anijes, Nuredin Beu rrethohet nga te gjithe gazetaret dhe fotografet e mediave te New York duke u pershendetur dhe fotografuar prej tyre. Nuk kam gjetur ndonje interviste te tij nga ky moment dhe eshte e paqarte arsyeja se perse vlonjati yne ka patur kete pritje kaq të veçantë.

Nuredin Beu sapo ishte martuar me nje amerikane shume te pasur nje lloj “Kardashian” e atyre koheve, dhe mundet qe ky status te kete terhequr median amerikane. Fakti qe ne kete pritje ka qene edhe fotografi i National Geographic e ben me interesante kete pikepyetje.

Nuredin Beu jetoi ne Amerike diku rreth 5 vjet. Nuk dihet asgje mbi jeten e tij amerikane por nga arkivi i Zyres se Zbulimit Ushtarak Amerikan, pararendësja e FBI (dokumenta te pa publikuara) më rezulton se ishte i survejuar si një njeri me influence te theksuar austro-gjermane.

I vendosur ne nje vile te rrethuar nga pyjet, prone e se shoqes, bente nje jete te terhequr dhe te rrethuar nga njerez te artit dhe kultures, eskluzisht nje rreth i krijuar nga bashkeshortja amerikane.

Nga Amerika, tenton te perfshihet ne jeten politike shqiptare ku si pjese e nje organizate politike pa ndonje veprimtari te njohur vjen ne Europe per te perfaqesuar Shqiperine ne bisedimet e Paqes. Ndoshta, ky ka qene momenti qe e ka bere qe te rikthehej perseri ne Vlore ku zgjidhet si Kryetar i Bashkise apo siç quhej atehere, kryekatundar.

E drejtoi Vloren, brenda mundesive te kohes disa vjet duke dhene nje kontribut te rendesishem ne hapjen e Shkolles Tregetare por edhe ne disa projekte publike.

Në kujtimet e kohes, Nuredin Beu, permendet si nje person me reputacion shume te madh ne Vlore dhe si person, të cilin familja e njohur e Vlorajve kishte si primat te sajin. Fakti qe kishte luftuar në krye te vlonjateve kunder zbarkimt te bandave greke ne Himare ne 1913-4 por edhe kunder bandave te Haxhi Qamilit, i kishin dhene atij nje reputacion si njeri jo vetem i fjales.

Me ardhjen ne pushtet te Zogut del në pah se marrëdheniet e tij me pushtetin ishin komplekse. Një aristorat si Nuredin Beu mund ta kete pasur te veshtire pranimin ne krye te vendit te nje oxhaku inferior si ai i Zogollit te Matit.

Por matiani ne krye te nje pushteti te forte e hodhi ne qeli menjehere pas deshtimit te Kryegritjes se Fierit ku roli i Nuredin Beut duhet te kete qene I rendesishem. Zogu e denoi me vdekje. Vetem nderhyrja e ish gruas se tij amerikane ne Departamentin e Shtetit beri qe t’i falej jeta.

Nuredin beu u bë më pas nje prej shtyllave te rendesishme te Ballit Kombetar me nje mbeshtetje te rendesishme ne Vlore. I skicuar si kryeminister i vendit nga gjermanet ai e refuzoi kete detyre te veshtire dhe u tërhoq ne prapavije te ngjarjve politike. Ne dimrin e 45-s, sëbashku me disa Vloraj te tjere si Ekrem beu dhe Xhelaledin Pasha largohen nga Shqiperia.

Pas nje perfshirje disa vjeçare ne ngjarjet politike te emigracionit, vendos perfundimisht të tërhiqet në jetën private. Qëndroi në Gjermani ku bashkejetoi me nje mikeshën e tij gjermane. U nda nga jeta ne Heidelberg.

Etiketa: Nuredin Beushba

Ju sugjerojmë

“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve
Bota

“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve

8 Shkurt, 2026 12:40 pm
Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori
Bota

Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori

8 Shkurt, 2026 11:47 am
“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”
Bota

“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”

8 Shkurt, 2026 11:42 am
Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”
InstaBIZ

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”

8 Shkurt, 2026 11:33 am
Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë
Bota

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë

8 Shkurt, 2026 11:04 am
Rasti Balluku,Rama:Me këtë brutalitet Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror
Kryesore

Rasti Balluku,Rama:Me këtë brutalitet Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror

8 Shkurt, 2026 11:02 am
Pezullimi i Ballukut, Rama: U bëmë shembulli i parë i budallallëkut botëror
Kryesore

Pezullimi i Ballukut, Rama: U bëmë shembulli i parë i budallallëkut botëror

8 Shkurt, 2026 10:08 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

7 Shkurt, 2026 9:54 pm
Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
Kryesore

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

7 Shkurt, 2026 8:34 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Para
Shqipëria ndër shtetet me normën më të ulët të vaksinimit në Evropë

Shqipëria ndër shtetet me normën më të ulët të vaksinimit në Evropë

Gati për të montuar mina me telekomandë, arrestohen 2 trafikantët në Milot

Gati për të montuar mina me telekomandë, arrestohen 2 trafikantët në Milot

Valëviten flamujt kuqezi, Rama: Ja nisma e familjeve shqiptare

Valëviten flamujt kuqezi, Rama: Ja nisma e familjeve shqiptare

TE FUNDIT

“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve

“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve
8 Shkurt, 2026

Një burrë nga Ohio akuzohet se ka kërcënuar me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve JD Vance, njoftoi Departamenti amerikan i Drejtësisë....

Lexo më shumë

Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori

Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori
8 Shkurt, 2026

Një shtetas rus, i dyshuar për të shtënat ndaj zyrtarit të lartë të inteligjencës ushtarake ruse Vladimir Alekseyev në Moskë,...

Lexo më shumë

“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”

“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”
8 Shkurt, 2026

Këtej Atlantikut, po bien ‘koka’ për shkak të zbulimeve mbi Jeffrey Epstein. Në Norvegji, një diplomat i njohur është pezulluar...

Lexo më shumë

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”
8 Shkurt, 2026

Vokalisti dhe kantautori i grupit të njohur “3 Doors Down”, Brad Arnold ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare pas një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com