Një histori tragjike vjen nga Italia, ku një nënë shqiptare rrëfen dhimbjen e pafundme të humbjes së të birit dhe të përndjekjes dhe kërcënimeve nga i shoqi.
Bëhet fjalë për G. Abdushin, nënën e futbollistit Ermal Abdushi, i cili u vra me një plumb në gojë më 30 dhjetor të vitit të shkuar nga një i afërm i tij. Ermal Abdushi, futbollisti i vrare ne dhjetor.
Nëna e Abdushit sot është disi më e qetë, pasi Policia italiane ka arrestuar dhe dërguar në burg bashkëshortin e saj, i cili prej kohësh e përndiqte.
Ajo thotë për mediat lokale në Azate të Italisë se Policia nuk e besonte në fillim se përndiqej nga i shoqi. Fillimisht, për shkak të konflikteve familjare, ai i kishte djegur automjetin dhe herë të tjera e kishte kërcënuar. “Jeta ime ka ndryshuar përgjithmonë. Në dhjetor më vranë djalin, ndërsa pa e varrosur ende nisën konfliktet me bashkëshortin. Tani që ai është pas hekurave jam më e qetë”, tregon ajo. Ermal Abdushi, 26vjeçari u vra nga një i afërm i tij në shtëpinë e këtij të fundit. Ai u qëllua me një plumb në gojë. Edhe pse autori ka thënë se vrasja ishte aksidentale, Policia ende heton për një ngjarje kriminale, pasi Abdushi dhe autori kanë qenë me precedentë penalë. /panorama