Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e dhimbshme: Motra më dogji me qumësht, fqinjët më futën….

2019/12/22 at 5:24 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Historia e dhimbshme: Motra më dogji me qumësht, fqinjët më futën….

Sfidat e jetës ndonjëherë të përplasin me fatkeqësi të paimagjinueshme, dhe pjesa më e vështirë është të pranosh realitetin. “Ka një mesazh për ty” solli ditën e sotme, historinë e rëndë të Valdetes. Në moshën 3-vjeçare, motra e saj padashje i derdh sipër qumështin e nxehtë.


Ka qenë një moment i vështirë dhe i dhimbshëm, që u pasua nga një gjendje e keqe shëndetësore. Valdetja bie në komë, por fatmirësisht gjendja e saj me kalimin e ditëve u përmirësua, edhe pse për 3 vite me rradhë, spitali u kthye në shtëpinë e saj të dytë.

Valdetja: Historia ime fillon në moshën 3- vjeçare me një fatkeqësi që ndodhi në familjen time. Atë ditë në fakt, mbaj mend në shtëpi kam qenë me dy motrat e mia, njëra dy vite përpara meje dhe tjetra 14-vjeçe. Dhe pikërisht motra që ishte 14 vjeçe, i ndodhi në njëfarë mënyre dhe asaj fatkeqësia që të më digjte, jo se donte. Duke ngritur tenxheren e qumështit, padashje, unë duke luajtur me një lodër, diku e ulur tek pragu i derës, i rrëshqet dhe i gjithë qumështi bie mbi mua.

Ardit Gjebrea: E kujton atë moment?

Valdetja: E kujtoj vërtet dhe është për t’u habitur, që deri në momentin kur jam dërguar në spital, kam përjetuar dhe kam dëgjuar gjithçka çfarë thoshin njerëzit rreth meje, vetëm që nuk kisha forcë,  që të thoja: Boll se po më lodhni. Nuk e di kisha shumë dhimbje. Komshinjtë që erdhën rreth e rrotull, në moment ata u gjendën. Shiko është vërtet për të të ardhur keq, por ata kanë eksperimentuar me mua.

Ardit Gjebrea: Në ç’kuptim?

Valdetja: Mbaj mend dikush i thoshte futeni në ujë të ftohtë, dikush në ujë të kripur.

Ardit Gjebrea: Të futën në ujë të kripur?

Valdetja: Po dhe e mbaj mend, se ndjeva një dhimbje të jashtëzakonshme.

Ardit Gjebrea: Po prindërit e tu ku ishin në atë kohë?

Valdetja: Në punë, erdhën në shtëpi dhe më çuan në spitalin e Burrelit. Në momentin kur gjendesha në spital, ishte një moment mes jetës dhe vdekjes, kam qëndruar për ditë të tëra, le të themi në gjendje kome, nuk përmendesha. Dhe isha në atë gjendjen që nuk merrja dot as serum, trupi im s’po pranonte më asgjë.

Ardit Gjebrea: Po kështu, nga pamja e jashme nuk duket asgjë?

Valdetja: Fatmirësisht nuk duket asgjë, shumë jam rikuperuar dhe në disa vende është dashur dhe të bëhet ndërhyrja. Shenjat më të mëdha janë aty ku trupi e ka mbajtur nxehtësinë.

Ardit Gjebrea: Sa kohë ke ndenjur në spital?

Valdetja: Goxha, 3 vjeçe deri në 6-vjeçe, ishte periudhë spital- shtëpi. Mbaj mend në klasë të parë thashë shpëtova, nuk do i frekuentoj më spitalet.

Familja i ka qëndruar pranë, veçanësisht prindërit e saj, të cilët edhe pse ka kaluar kaq kohë ende kanë një peng në zemrën e tyre. Valdetja i ka ftuar në studio dhe ka një mesazh për ta.

Valdetja: Prindërit, familjen i kam pasur shumë pranë dhe i falenderoj shumë dhe për këtë kam ardhur. Nuk e di si do j’ua shpërblej ndonjëherë, edhe pse prindërve nuk iu shpërblehet, kam idenë janë të pashpërblyeshëm për atë që bëjnë për fëmijët. Kur rritesh, kur atakohesh dhe ke një problem, të paktën unë kështu e kam quajtur, deri në një fazë moshe pasi kam kaluar adoleshencën, e kam përjetuar goxha keq.

Ardit Gjebrea: Çfarë të bënte ty ta ndjeje këtë gjë?

Valdetja: Në atë periudhë kohore, kur isha fëmijë thoja, nuk më duan shoqet, më shajnë, më fyejnë. Më thoshin: Iii si je bërë ti kështu? Çfarë të ka ndodhur?

Ardit Gjebrea: Ti ke shenja akoma dhe sot?

Valdetja: Po, kam!

Ardit Gjebrea: Ti je e fejuar apo beqare?

Valdetja: Jam e fejuar!

Ardit Gjebrera: Më trego pak për raportin me të fejuarin!

Valdetja: Kur i tregova që kam këtë problem, nuk e kisha menduar, por u emocionua sepse i erdhi keq për atë që më kishte ndodhur. Shikoja lot në sytë e tij. Që nga ai moment më ka thënë këtë pjesë nuk dua ta prekësh më. Për mua, je personi më i veçantë që ekziston dhe sinqerisht mos ki as pikën më të vogël të dyshimit, që unë do ta përmend ndonjëherë.

Prindërit e Valdetes e kanë pranuar ftesën dhe erdhën në studion e “Ka një mesazh për ty”. Mamaja e saj nuk i mban dot lotët, kur e shikon bijën e saj në anën tjetër të ekranit.

Valdetja: Unë e di që ju keni një peng, pengu tuaj është që unë jam djegur. Gjithmonë e thoni, sikur mos e kishim lënë në dorën e vajzës, nuk do kishte ndodhur kjo që ndodhi dhe ti nuk do kishe kaluar këto dhimbje dhe peripeci. Në sytë tuaj kam parë pendesë. Dua t’ju them që nuk ka asgjë që ju të më mbani peng, siç e shikoni unë jam shëndoshë e mirë, gëzoj shëndet të plotë./tvklan.al



Ju sugjerojmë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
Shqipëria goditet nga moti i keq, vështirësohet qarkullimi në qytete

Shqipëria goditet nga moti i keq, vështirësohet qarkullimi në qytete

Kukësi shpallet ‘kampion i dimrit’, Partizani gjen fitoren

Kukësi shpallet 'kampion i dimrit', Partizani gjen fitoren

Makina përplas motoçikletën, ndërrojnë jetë dy persona
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}