Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e çuditshme/ Vrau burrin, por e tradhëtoi papagalli që kishte parë gjithçka

2017/10/08 at 8:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia e çuditshme/ Vrau burrin, por e tradhëtoi papagalli që kishte parë gjithçka

Ajo u konsiderua viktimë, por falë një papagalli të quajtur Bud dhe besnikërinë e tij ndaj pronarit, ajo u demaskua si një vrasëse brutale, e cila qëlloi me pesë plumba mbi njeriun që pretendonte se e donte. Të shtënat me armë në orët e hershme të mëngjesit në zonën e Sand Lake në Michigan, shqetësuan komunitetin e zonës. Kur një burrë i shqetësuar shkoi për të kontrolluar shtëpinë e Glenna dhe Martin Duram, gjeti vendin të plaçkitur.


Në dhomën e gjumit, Martin ishte i vdekur në dysheme me pesë plagë nga arma e zjarrit. Glenna kishte një plumb në kokën e saj dhe mezi merrte frymë. Ndërsa Glenna luftoi për të mbijetuar, bashkësia pyeste se çfarë kishte ndodhur në shtëpinë e tyre. Kush e donte çiftin të vdekur? Nëse Glenna nuk mbijeton, a do të gjendej ndonjëherë fajtori? Por vrasësi nuk e dinte se kishte një dëshmitar për të shtënat – dhe me kohë do të fliste.

Martin, 46 vjeç dhe Glenna, 49 vjeç, ishin martuar për më shumë se 10 vjet dhe të dy kishin fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme. Martin ishte plagosur rëndë në një aksident me makinë në vitet 1990, duke e lënë atë me aftësi të kufizuara fizike, dhe Glenna ishte kujdestari i tij.

Çifti luante kumar, por gruaja kishte dalë jashtë kontrollit për shkak të borxheve të mëdha. Ajo ishte përgjegjëse për të gjitha financat e tyre, kështu që Martin mund të mos ketë pasur idenë se po binin në borxhe të rënda. Deri në vitin 2015, problemet e tyre financiare ishin aq të këqija sa që shtëpia e Duramëve po shkonte në përmbarim dhe do të dilte në ankand. Glenna e dinte se çfarë po ndodhte dhe ishte përpjekur për t’ia fshehur të vërtetën burrit të saj.

Ishte 12 maj 2015 kur fqinji dëgjoi të shtëna nga shtëpia e Duram. Glenna kaloi disa muaj duke u shëruar në spital derisa media fliste për një vrasje të dyshuar. Kur Glenna ishte në gjendje të fliste, ajo pretendoi se nuk mbante mend asgjë çfarë kishte ndodhur. Por Glenna ishte tashmë i dyshuari kryesor i policisë. Fëmijët e Martinit gjetën tre shënime vetëvrasëse në shtëpinë e tyre të nënshkruar nga Glenna – një për ish-bashkëshortin e saj dhe nga një për secilin prej fëmijëve.

Glenna këmbënguli se ajo nuk kishte shkruar shënimet e vetëvrasjes, por një analizë e shkrimit të dorës zbuloi të vërtetën. Policia dyshon se Glenna kishte qëlluar Martinin dhe më pas e kishte kthyer armën drejt vetes. Pa e ditur, kishte një dëshmitar që pa gjithçka atë natë. Dhe ai ishte Bud, një papagall gri afrikan, që i përkiste Martinit dhe ish-gruas së tij,

Christina “Mos qëllo”, vazhdonte e përsërite vazhdimisht papagalli disa muaj pas krimit, duke imituar zërin e Martinit. Prindërit e Martin ranë dakord që Bud po përsëriste fjalët e fundit të djalit të tyre, pasi gruaja e tij e qëlloi me armë. Familja regjistroi fjalët e papagallit dhe ia dha një gazetari. Publikimi i fjalëve të tij nxiti autoritetet për një vrasje të mundshme. Më shumë se një vit pas vdekjes së Martin, Glenna u arrestua dhe u akuzua për vrasje të shkallës së parë. Para gjyqit, kishte shumë spekulime rreth asaj se a mund të përdoret ‘gjykimi’ i papagallit në gjykatë.

Kur gjyqi më në fund filloi këtë vit, prokuroria i tha gjykatës se Glenna kishte qëlluar pesë herë burrin e saj me një armë çifte që kishte në pronësi, dhe më pas është përpjekur për t’u vetëvrarë. Ata spekuluan se problemet financiare të çiftit kishin shkaktuar një tendosje në martesën e tyre dhe se Martin kishte zbuluar se do të humbnin shtëpinë për shkak të problemeve me lojërat e fatit të Glenna. Në korrik, pas një gjyqi dhjetëditor dhe tetë orë diskutimesh nga juria, Glenna u shpall fajtor për vrasje të shkallës së parë. Glenna ishte dukshëm e zemëruar me vendimin.

Një muaj më vonë, ajo u dënua me burgim të përjetshëm me pa mundësi për lirim me kusht. Në fillim, Glenna u konsiderua viktimë, por falë një papagalli të quajtur Bud dhe besnikërinë e tij ndaj Martin, ajo u demaskua si një vrasëse brutale, e cila qëlloi me pesë plumba mbi njeriun që pretendonte se e donte./ Express



Ju sugjerojmë

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve
Sport

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve

17 Qershor, 2026 10:33 pm
Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
Bota

Trump: Marrëveshja me Iranin synon shmangien e një katastrofe ekonomike

17 Qershor, 2026 9:36 pm
Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata
Bota

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata

17 Qershor, 2026 8:17 pm
Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

17 Qershor, 2026 7:33 pm
Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së
Bota

Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së

17 Qershor, 2026 7:25 pm
Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës
Politikë

Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës

17 Qershor, 2026 5:25 pm
Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump
Bota

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump

17 Qershor, 2026 4:39 pm
Rama për Zvërnecin: Hera e parë që dëgjova për popullsi homogjene greke
Kryesore

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama ironizon protestën

17 Qershor, 2026 3:42 pm
Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi
Bota

Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi

17 Qershor, 2026 2:59 pm
Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit
Sport

Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit

17 Qershor, 2026 1:39 pm
Para
Buffon në Shqipëri pas 23 vitesh: Gjej një vend të ndryshuar ….

Buffon në Shqipëri pas 23 vitesh: Gjej një vend të ndryshuar ....

Surprizon Buffon për Shqipërinë: Më pëlqen shprehja: “Feja e shqiptarit, shqiptaria”

Surprizon Buffon për Shqipërinë: Më pëlqen shprehja: "Feja e shqiptarit, shqiptaria"

U kap me pistoletë, habit anëtari i “Bandës së Durrësit”: E gjeta në depozitën e ujit, por …..

U kap me pistoletë, habit anëtari i "Bandës së Durrësit": E gjeta në depozitën e ujit, por .....
















TE FUNDIT

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve
17 Qershor, 2026

Një skandal i rëndë ka tronditur Kupën e Botës 2026. Sulmuesi 23-vjeçar i Bregut të Fildishtë, Elye Wahi, është arrestuar...

Lexo më shumë

Trump: Marrëveshja me Iranin synon shmangien e një katastrofe ekonomike

Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
17 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një konference për shtyp në Francë, deklaroi se marrëveshja e pritshme me Iranin nuk është...

Lexo më shumë

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata
17 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të hënën se kishte folur me udhëheqësin e Sirisë në lidhje me luftën kundër Hezbollahut...

Lexo më shumë

Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
17 Qershor, 2026

Ka nisur nisur protesta para kryeministrisë. Grumbullimi nisi në orën 19:00, një orë më vonë sesa ditët e mëparshme, sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}