Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Histori/ Prill 1913, Ismail Qemali për mediat franceze: Esat Pasha po tradhëton pavarësinë e Shqipërisë

2017/01/14 at 12:13 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Histori/ Prill 1913, Ismail Qemali për mediat franceze: Esat Pasha po tradhëton pavarësinë e Shqipërisë

Më 29 Prill 1913, në kulmin e zhvillimeve të Konferencës së Londrës dhe rrezikut që i kanosej Shqipërisë për tu copëtuar midis fqinjëve. Ismal Qemali, asokohe kryeministër i përkohshëm i qeverisë shqiptare, i cili gjendej në kryeqytetin francez, përfiton nga rasti t’i japë një deklaratë gazetarit me inicialet L.G. për të shprehur pakënaqësinë ndaj Esat Pashës dhe rrezikun në të cilin gjendej tashmë Shqipëria.

Ja deklarata në vijim botuar të martën e 29 prillit 1913 në faqen e gjashtë të gazetës franceze « Le Temps », me qendër në Paris.

« Nëse ngjarjet e raportuara janë të sakta dhe fakti se Esat Pasha është larguar nga Shkodra me trupat, armët dhe pajisjet e tij, kjo mund të konfirmojë marrëveshjen e lidhur midis mbretit të Malit të Zi dhe atij. – Ka vetëm dy fjalë për të përshkruar këtë akt : kjo është tradhëti dhe çmenduri !

Tradhëti, sepse ai i pret krahët Shqipërisë duke braktisur Shkodrën dhe për faktin se ai e bën praktikisht vendin tonë një zonë aneks të Malit të Zi dhe të Serbisë.

Çmenduri, sepse ai na vë në pozitë të vështirë për të vazhduar negociatat me qëllim për të fiksuar kufijtë tanë pikërisht po në momentin e krijimit të pavarësisë sonë.

Përveçse ai vë në lojë rrezikshëm pavarësinë, veprimi i tij bie ndesh me interesat dhe bindjet ndërkombëtare të Evropës, e cila është duke punuar në formimin e kombësisë sonë dhe se vullneti i saj i mirë mund të dekurajohet nga loja teatrale që sapo u realizua.

Unë jam i sigurtë se popullata shqiptare, kur të kuptojë pasojat e qëndrimit të Esat Pashës, nuk do ta ndjekë atë.

Sigurisht që Esat Pasha i përket një prej familjeve më të mira shqiptare, por ai nuk ka një ndikim të mjaftueshëm për të fituar. Sa për Xhavit Pashën, me të cilin (Esati) mund të ketë lidhje, ai nuk është shqiptar.

Trupat e Esat Pashës nuk do t’i qëndrojnë besnike, vetëm një pjesë i përkushtohet atij personalisht, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet.

Qeveria e përkohshme, që unë drejtoj dhe e cila proteston kundra këtij atentati ndaj pavarësisë sonë të sapolindur, do të mbështetet edhe nga kontigjentet e Beratit dhe Elbasanit.

Sa për Evropën, ajo nuk mund të anojë në favor të gjendjes aktuale, sepse bie ndesh me interesat dhe konventat ndërkombëtare, të cilat ajo ka për mision ti ekuilibrojë. Pavarësia jonë përfshin integritetin e tokave shqiptare, të kërkuar edhe nga Austria, të cilës i jemi mirënjohës për ndërhyrjen e saj në favorin tonë, edhe pse ne nuk pranojmë të jemi në kujdestarinë e një shteti tjetër.

Ne duam të shkojmë mirë me të gjithë, si me Evropën dhe me fqinjët tanë sllavë, me të cilët ne e kuptojmë nevojën për të formuar një bllok të fortë dhe të qëndrueshëm në interes të pavarësisë sonë. »

Në përfundim të intervistës, Ismail Bej Qemali i ka thënë gazetarit L.G. se po nisej po atë ditë për në Londër me qëllim për të shprehur pikëpamjet e Qeverisë së përkohshme shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve.

– Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania :

qemaliiii

Ju sugjerojmë

“SiViaggia”: Shqipëria unike me dete të kristalta
Aktualitet

“SiViaggia”: Shqipëria unike me dete të kristalta

30 Qershor, 2025 3:54 pm
Ligji për bashkëpronësinë/Mazniku: Si do të “rregullohet” jeta e banorëve në pallate
Aktualitet

Ligji për bashkëpronësinë/Mazniku: Si do të “rregullohet” jeta e banorëve në pallate

30 Qershor, 2025 3:42 pm
Nga 1 korriku, patrullim i përbashkët Kosovë-Shqipëri për sezonin veror
Aktualitet

Nga 1 korriku, patrullim i përbashkët Kosovë-Shqipëri për sezonin veror

30 Qershor, 2025 3:32 pm
Dosja “Partizani”/ Tedi Blushi: Procesi ndaj Berishës, farsë e turpshme
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Tedi Blushi: Procesi ndaj Berishës, farsë e turpshme

30 Qershor, 2025 3:21 pm
Shkelje në të paktën 20 raste, nën hetim dy zyrtarë të bashkisë Korçë
Aktualitet

Shkelje në të paktën 20 raste, nën hetim dy zyrtarë të bashkisë Korçë

30 Qershor, 2025 2:55 pm
Përfundon kontrata/FSHF: Andrea Tedesco nuk është më trajner i Kombëtares U-17
Kryesore

Përfundon kontrata/FSHF: Andrea Tedesco nuk është më trajner i Kombëtares U-17

30 Qershor, 2025 2:44 pm
SPAK: Pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitjeje për kreun e KPP, Jonaid Myzyri
Aktualitet

SPAK: Pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitjeje për kreun e KPP, Jonaid Myzyri

30 Qershor, 2025 2:33 pm
Me një spektakël magjik mode/ Muza Competition 2025 mbyll edicionin e saj të katërt
-Jetë dhe Stil

Me një spektakël magjik mode/ Muza Competition 2025 mbyll edicionin e saj të katërt

30 Qershor, 2025 2:21 pm
Manastirliu: Po rishikojmë kornizën kurrikulare për përafrimin me standardet e BE-së
Aktualitet

Manastirliu: Po rishikojmë kornizën kurrikulare për përafrimin me standardet e BE-së

30 Qershor, 2025 2:13 pm
Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
Rajoni

Osmani do të ftojë në takim krerët politikë për çështjen e Kuvendit

30 Qershor, 2025 2:08 pm
Para

Video/ Aksidentoi për vdeke djalin e ish-zv.ministrit, momenti kur lirohet Uarda Çota

E pabesueshme/ Ish-prokurori sërish në qeli, në mëngjes e liruan, në drekë i thonë të kemi nxjerrë gabim

E pabesueshme/ Ish-prokurori sërish në qeli, në mëngjes e liruan, në drekë i thonë të kemi nxjerrë gabim

Kthimi në burg i Haxhi Giut, Drejtori i Burgjeve: Duhet ta përfitojë amnistinë sipas ligjit

Kthimi në burg i Haxhi Giut, Drejtori i Burgjeve: Duhet ta përfitojë amnistinë sipas ligjit

TE FUNDIT

“SiViaggia”: Shqipëria unike me dete të kristalta

“SiViaggia”: Shqipëria unike me dete të kristalta
30 Qershor, 2025

“Deti i qartë kristal dhe bukuri unike: Plazhet më të fshehura të Shqipërisë.” Ky është kryetitulli i portalit italian të...

Lexo më shumë

Ligji për bashkëpronësinë/Mazniku: Si do të “rregullohet” jeta e banorëve në pallate

Ligji për bashkëpronësinë/Mazniku: Si do të “rregullohet” jeta e banorëve në pallate
30 Qershor, 2025

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku prezantoi në Komisionin për Ekonominë dhe Financat projektligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë...

Lexo më shumë

Nga 1 korriku, patrullim i përbashkët Kosovë-Shqipëri për sezonin veror

Nga 1 korriku, patrullim i përbashkët Kosovë-Shqipëri për sezonin veror
30 Qershor, 2025

Në kuadër të sezonit turistik veror dhe fluksit të shtuar të shtetasve dhe mjeteve nga Kosova, u firmos Memorandumi i...

Lexo më shumë

Dosja “Partizani”/ Tedi Blushi: Procesi ndaj Berishës, farsë e turpshme

Dosja “Partizani”/ Tedi Blushi: Procesi ndaj Berishës, farsë e turpshme
30 Qershor, 2025

Tedi Blushi, sekretari i PL-së në një konferencë për mediat sot foli për procesin gjyqësor ndaj Sali Berishës, duke e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com